Këto 7 gabime që bëjmë në mëngjes s’na lënë të dukemi të bukura

1368
Si kujdeseni për lëkurën kur zgjoheni në mëngjes? Jeni të sigurta që në rutinën tuaj të bukurisë nuk kanë vend këto gabime? Ja pse nuk duhen përsëritur në të ardhmen…
E dimë që në mëngjes koha është flori dhe çdo minutë ka një vlerë të paçmuar. Jeni mësuar me një rutinë bukurie që ndiqni prej vitesh dhe nuk doni të ndryshoni ritualet? Jeni e bindur që nëse bëni një revolucion mund t’ju destabilizojë? Ndoshta duhet ta rimendoni, sepse nëse vazhdoni edhe sot të luftoni me pikat e zeza dhe aknet, skuqjet dhe irritimet, me siguri i bëni ca gabime çdo ditë.
Por jeni ende në kohë për t’i rregulluar gjërat. S’e besoni? Vazhdoni të lexoni më poshtë dhe të mësoni t’i bëni gjërat në mënyrë korrekte.
1. ‘JO’ ujit të nxehtë
Sidomos kur bën shumë ftohtë dhe të dilni nga jorgani është gjëja e fundit që doni…mund të jetë vërtet e vështirë t’i rezistoni tundimit për të hapur rubinetin dhe për ta drejtuar levën drejt së kuqes dhe ta lini ujin e nxehtë të shkaktojë avull në fytyrën tuaj për të mos i ndier më ethet e të ftohtit. Nuk ka asgjë më të gabuar sepse sa më i nxehtë të jetë uji aq më shumë rrezikon ta dehidratojë lëkurën dhe t’i japë pamjen e një lëkure të thatë pa jetë. Më mirë ujë të vakët!
2. Pastrim edhe në mëngjes
Kujdesesh gjithmonë për të pastruar grimin, edhe pse ke kaluar një natë të gjatë me mikeshat? Bravo. Por nuk mjafton.
Pastrimi i fytyrës në mbrëmje nuk është gjithçka dhe ai i mëngjesit është gjithashtu esencial për të pastruar fytyrën nga yndyra, serumi, djersa dhe qelizat e vdekura. Sepse gjatë gjumit lëkura jonë rigjenerohet 8 herë më shpejt se sa gjatë ditës. Për të evituar problemet e sipërpërmendura, pastrojeni fytyrën edhe në mëngjes.
3. PTH: Rregulli korrekt
Pastrim, tonifikim, hidratim. Ky është rendi i rutinës tënde të bukurisë. Por ky proces nuk është si matematika dhe ndryshimi i vendit të numrave gjatë mbledhjes në këtë rast, e ndryshon rezultatin. Dhe që ç’ke me të. Kështu që mbajeni mirë në mendje këtë rregull që duhet përmbushur çdo ditë.
4. Lërini rehat puçrrat
Çfarë të bësh në ato mëngjes kur zgjohesh dhe nuk ka asgjë të hajrit në fytyrën tënde? Rrathë të zinj dhe ndonjë puçërr që shfaqet kur ke më pak nevojë për të sepse ke një takim të rëndësishëm ose do të dukesh mriz në zyrë.
Kujdes: Më mirë mos bjer në tundimin për ta shtrydhur. Rreziku është ai i krijimit të një krateri të pamundur për ta kamufluar. Lëre rehat dhe lejo korrektorin të jetë miku yt më i mirë. Një bazë e mirë nuk të tradhton.
5. Si fillim shampon
Ja diçka të cilën s’para e mendojmë, por është shumë e rëndësishme: sa herë e keni larë fytyrën para se të futeni në dush ose të lani flokët? Gabim. Të gjithë agjentët kimikë dhe papastërtitë që keni në flokë kalojnë në fytyrë ku akumulohet gjithçka. Kështu që është e rëndësishme të lani njëherë flokët e pastaj të kaloni tek fytyra. Mend për nesër tani!
6. Skrubi në mëngjes
Eksfolimi është sigurisht një gjest i detyruar për të pasur një lëkurë me shkëlqim dhe për të lejuar depërtimin më të mirë të kremrave e produkteve të tjerë të kujdeset. Por skrubi nuk duhet bërë në mëngjes asnjëherë, sidomos nëse keni ndërmend të dilni nga shtëpia pas pak minutash. Pse? Sepse poret janë më të hapura dhe gjithë pluhurat, papastërtië e krem pudra ju hyjnë në lëkurë, duke i lënë vend puçrrave dhe pikave të zeza.
7. Kurrë pa mbrojtje nga dielli
Këshilla e fundit: Asnjëherë mos harroni të përdorni (dimër e verë) një krem mbrojtës ndaj diellit. Aplikoni gjithmonë produkte kozmetike që përmbajnë filtër mbrojtës mesatar, një SPF 20 ose 25. Në këtë mënyrë do të eliminoni njollat, shenjat e mimikës dhe rrudhat.
Sigal