Këto 5 gjëra tipike grash, burrat nuk kanë për t’i kuptuar kurrën e kurrës

694
Ka ca veprime që quhen tipike mashkullore, siç ca të tjera i quajmë tipike femërore. Vetëm se janë ca sjelle të këtyre të fundit që burrat as që kanë për t’i kuptuar kurrë.
Hitoria misterioze e kapëses së flokëve
S’ka rëndësi nëse është një llastik i zi, një kapëse flutur apo një karficë e vockël e hollë. Ne po kalojmë gjysmën e jetës duke e kërkuar, pa e kuptuar dot kurrë se ku fshihet dhe ngelëm duke ua marrë shoqeve. Dhe një shoqeje mund t’i kërkosh edhe gjysmën e rrogës e ta jep me gjithë shpirt. Veç atë të shkretë kapëse flokësh mos ia merr, ndaj pasi ta jep, fjalia që pason është: Mos harro të ma japësh kur të ikësh, se vetëm kjo më ka mbetur. Kujt i thua!
Oh ç’kënaqësi kur heq reçipetat
Dhe sado erotike të tingëllojë kjo, sidomos për burrat, nuk është aspak e tillë. Sapo hyjmë në pragun e shtëpisë, që pa hequr mirë këpucët e para gjë që bëjmë, është të çlirohemi nga reçipetat që të marrin frymën. Gocat janë eksperte për t’i nxjerrë nga mëngët pa e zhveshur bluzën fare. Dhe pasi ato janë zbërthyer, një “ahhhh”, të del nga shpirti. Prapë nuk ka lidhje me ndonjë histori seksi.
Kur sapo po të mbyllen sytë, kujtohesh se nuk ke fshirë grimin
Pizhamat veshur, kokën në jastëk dhe sapo gjumi po të këput, kujtohesh se nuk ke pastruar fytyrën. Atë ngritjen me vrap, si me sustë, burrat nuk kanë për ta kuptuar kurrë. Ata nuk do ngriheshin as po të kishin lënë hekurin në prizë. Ku e dinë burrat ç’do të thotë të flesh me dy gisht krem e rimel e të rrezikosh të të bllokohen poret.
Të gjitha dramat që ndodhin pasi ke lyer thonjtë
E ke parasysh kur pas shumë përpjekjesh më në fund arrite t’i lyesh njëherë thonjtë aq bukur, pa asnjë llangosje në mish dhe ngjyra doli perfekt? Pikërisht në atë moment, kur je duke i tharë, macja bie në ujë, bie telefoni dhe citofoni, të bie një unazë në lavaman, të ngjiten flokët dhe duhet të mbërthesh zinxhirin e pantallonave se vajti ora për të dalë, shkruan “Tirana Post”. Nuk ka akoma një shpjegim shkencor se përse të gjitha këto ndodhin pikërisht në moment të gjitha bashkë.
Buzëkuqi në dhëmbë
Ankthi i çdo darke jashtë. Ndërkohë që ai flet, ti e ke mendjen tek buzët. A ka ngelur më buzëkuq pas ngrënies së antipastës dhe tmerri i vërtetë, mos të janë bërë dhëmbët pis? E dimë moj motër, jemi me ty!
Sigal