Ketlin Pjalmi: Të jesh shkodrane e të mos kalosh të paktën 15 ditë në Velipojë nuk ndodh

907
Sigal

PERSONAZJ/ Flet moderatorja dhe këngëtarja Ketlin Pjalmi:Dita më e bukur, kur fitova Çmimin e Parë vjet në Itali, në orën 2 të natës

  A është i vështirë modelimi në televizion si profesion?

Besoj shumë i vështirë, pasi nëse bën disa herë gabime duhet të hapësh rrugë.

-Si e filluat rrugën e këngës? Kush ju zbuloi dhe cila ishte kënga që ke kënduar në skenë?

 Muzikën e kam të trashëguar nga mami im, por nuk ishte ajo që më shtyu të isha pjesë. Ajo dërgonte fëmijë të vegjël të talentuar në qendrën kulturore të fëmijëve, i dërgonte të gjithë përveç meje, kështu që mora zemër dhe u bëra mike vet me mikrofonin. Mesa kujtoj ishte një këngë për fëmijë “Kur bie shiu në pyll” dhe që në daljen time të parë mora çmim.

  Kënga juaj e preferuar?

 “My kind of Love” mbetet e preferuara ime. Pa diskutim me tërheqin edhe trandet e reja, por gjej veten tek këngët e Emily Sande

 -Sa ka ndikuar nëna juaj në këtë profesion?

Mami pa diskutim ka ndikuar pas vendimit tim që të isha pjesë e artit, mund të them që çdo arritje e imja është falë saj. Përkujdesja e saj për mua ka arritur deri në pikën, ku ajo la karrierën e saj që t’i përkushtohej totalisht times.

  -Cilat janë planet këtë periudhë?

Pas një periudhe goxha të ngjeshur me angazhimet e mia si në shkollë në prezantim ashtu dhe muzikë po pretendoj që të bej pak pushime dhe si çdo vit të nis një tur koncertesh në Itali.

 -Kur je ndjerë më keq në skenë?

Jam munduar të shijoj çdo dalje timen në skenë nuk kujtoj momente të sikletshme.

 Kur ka qenë dita juaj më e keqe në jetë?

Aksidenti i gjyshes time dhe pritja ankthioze që ajo të dilte nga koma ishte padyshim dita më e keqe e jetës time.

 -Kur ndjeheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo e këngëtare ultra?

Gënjej nëse them se pamja fizike për mua si Ketlin nuk ka rëndësi, por fakti që i jam përkushtuar artit e jo konkurseve të bukurisë më bën të vlerësohem më tepër për arritjet e mia si këngëtare.

 -Cili është objektivi kryesor që kini në jetë?

Të jem femër e suksesshme në jetë pse jo të kem një karrierë apo profesion të nderuar dhe të kem një familje të shëndoshë, besoj se është dëshira e të gjithëve jo veç e imja …

– Ku i bëni pushimet verore?

Të jesh shkodrane e të mos kalosh të paktën 15 ditë në Velipojë, nuk ndodh, (qesh). Më pas preferoj ose më mirë shfrytëzoj jugun e Italisë që gjatë turit të bëj dhe pushime.

 -Cili është për ju, mashkulli ideal çfarë duhet të ketë ai?

Nuk preferoj të krijoj idealizma, por tani që e mendoj s’duhet të ketë as më shumë as më pak se babai im.

-Me kë preferon të shoqërohesh më shumë me meshkuj apo me femra?

 Ne artistët e kemi shpirtin më të butë, plus, jemi elokuentë dhe merremi vesh me të dy gjinitë.

 – Cila ka qenë dita më e bukur në jetë?

Ditë të bukura mund të numëroj shumë, mund të përmend kur fitova Çmimin e Parë vjet në Itali. Ishte ora 2 e natës. Isha shumë e lodhur, në fillim mora Çmimin e Kritikës dhe u mjaftova me aq. Kur u kurorëzova me Çmimin e Parë as që e kisha mendjen fare, madje ishte një grua që po më thoshte të ngjitesha në skenë, s’po kuptoja asgjë. Pa diskutim u super lumturova, madje festuam deri të nesërmen.

 -Cilat rroba banje preferoni?

Rrobat e banjës i preferoj me ngjyra të ndezura, është ndër të vetmet raste, kur unë tradhtoj ngjyrën e zezë.

 – Cila ngjyrë ju pëlqen në veshje?

Preferoj kombinimet e ndryshme, kam një stil timin që besoj se i shkon linjave të mia.

 Kremi dhe pudrat e preferuara?

Kremrat s’i përdor, madje, as krem pudrën, ndërsa për parfume preferoj setin e “Versacess”.

 Frutat dhe ushqimet e preferuara?

Qershitë si fruta, si ushqim preferoj (verë –dimër) kallamarët.

 Palestra pjesë e jetës tuaj, ku përqendrohet?

Hmm… palestrën e frekuentoj dhe këto kohët e fundit kemi filluar t’i rregullojmë marrëdhëniet.