Ketlin Pjalmi: Kënga është bota ime, asnjë çmim nuk më tundon për foto nudo, Belluci është ikona ime e bukurisë

1300
E re dhe e bukur, këndon zhanrin modern, por i shkojnë për shtati të gjitha. Një zeshkane shumë simpatike, e cila çmend fansat gjithmonë me bukurinë e saj…. Ajo është Ketlin Pjalmi, e cila në një intervistë për “ Telegraf ” sjell disa detaje nga planet e saj të afërta në botën e muzikës, artit dhe moderimit të emisioneve televizive. Ketlini, shfaqet në intervistë me shpirtin e saj, si ajo gurrë që buron ujin e kristaltë, derisa fjalët i shpreh me sinqeritet dhe çiltërsi, pa u zvarritur në moçalin e hipokrizisë e të megalomanisë të pseudoartistëve, që kujtojnë se, qysh me suksesin e parë kanë arritur qiellin e …famës e të artit! Ketlini, pohon edhe emocionet që ndjeu, kur fitoi çmimin në konkurrimin në Itali dhe modestisht, përgjigjet, që “por unë nuk e konsideroj veten të bukur as sexy, se po të ishte për ashtu, do drejtohesha në ndonjë konkurs bukurie, jo në muzikë”, ndaj falënderon edhe nënën për çfarë është. Ketlini, edhe për pyetjet tunduese, për fotot nudo (që për shumë femra, ajo është një rrugë drejt …famës dhe parasë), thotë që nuk paragjykon, por nuk është tunduar as për çmimet, as për famën, ndaj nuk është në natyrën e saj. Ketlini,edhe pse, duke qeshur, thotë që ende nuk është e dashuruar…., pohon që është e dashuruar me artin, sepse, nëse nuk e ndjen si dashuri shpirtërore artin, nuk mund të ngjitësh asnjë shkallë të tij!
-Ketlin, ju rreth një vit më parë keni fituar çmimin e parë në Itali. Si arritët ju, derisa fituat çmimin e parë?

– Unë kam vite që bëj turne në Itali dhe mu propozua ky festival. Pranova për të përjetuar një eksperiencë të re, për të takuar emra të rëndësishëm të muzikës. Por as që më shkonte mendja tek çmimi, fillimisht më dhanë çmimin e kritikës dhe u mjaftova me aq, deri, kur dëgjova tek thirrej emri im si fituese e festivalit. Atë që mendova e realizova (qesh). 
– Cila është kënga e re që keni menduar për fansat tuaj?

– Kënga “Zemrën lema ngat ” sapo është lançuar dhe për momentin po shijoj frytet e saj. Më pas do shohim. 
– Mendoni se jeni gati, që të bëni videoklipin më të mirë të karrierës suaj?

– Jam goxha tip spontan dhe nuk i mendoj shumë gjatë projektet e mia. Aq më pak, nuk mund them më të mirin, pasi jam në fillimet e karrierës time. Kur ta kem krijuar një ide për videoklipin dhe për atë çka dua, premtoj se do jeni të parët që do kontaktoj.
– A do ta ndërroni muzikën popullore me ndonjë zhanër tjetër? A jeni e angazhuar në mbrëmje te ndryshme?

– Muzikën popullore e pëlqej dhe në ndonjë rast të veçantë e këndoj, rrallë në fakt. Jam më tepër tek muzika pop,rege. 
– Çfarë do të kujtoni sot, nga fillimet tuaja në muzikë?

– Do kujtoj që në skenë për herë të parë, 4 vjeçe jam ngjitur vet (qesh). Do kujtoj gjithnjë që kam pasur mbështetjen e familjes time, madje ishte gjyshi ai që më përcillte çdo ditë në prova . E shumë e shumë kujtime të bukura, që fatmirësisht janë shumë të freskëta për mua, sikur të kishin ndodhur dje. 
– Ju keni një trup me linja që do t’i dëshironte çdo femër. Çfarë bëni ju, që të dukeni kaq e bukur?

– Të falënderoj për komplimentet, por unë nuk e konsideroj veten të bukur, as sexy, se po të ishte për ashtu, do drejtohesha në ndonjë konkurs bukurie, jo në muzikë. Po e marr për të mirëqenë, këtë që thoni ju (qesh). Duhet të falënderoj nënën natyre dhe nënën biologjike (qesh), pasi t’ju them të drejtën nuk kam as kohë të kujdesem për këtë pjesë.

– Bukuria te femra, sa rol luan që ajo të jetë e suksesshme në botën e artit dhe kulturës? (në zhanrin që ju keni zgjedhur)
– Megjithatë them se kombinimi i pamjes fizike me talentin janë një mrekulli dhe normalisht që ndihmon në këtë profesion. 
– Përse është ndjenjë ngacmuese për çdo femër, fotoja nudo?

– Jo nuk kam pozuar dhe nuk do pozoja, nuk paragjykoj ato, të cilat kryejnë sete të tilla, por unë personalisht nuk preferoj.
– Një çmim apo çfarë arsye tjetër, mund t’ju bindë juve, që të bëni foto tërësisht nudo?

– Përderisa mua nuk më ngacmon kjo ide, nuk mund të përgjigjem për dikë tjetër. As çmimi, e asgjë tjetër nuk do më tundonte të bëja foto nudo.
– Kohët e fundit, këngëtaret shqiptare po marrin edhe nofka, si “zogu”, “macja” etj., Ju keni një të tillë? Nëse, Jo. Si do të kishit dëshirë që t’ju thërrisnin juve, me një nofkë të re? 

– Jam shumë e kënaqur me zgjedhjen e emrit tim, kështu që jam shumë e kënaqur, që njerëzit të më thërrasin Ketlin .
– Album, mund të presim nga ju?

– Besoj se është herët për albumin . 
– A jeni e dashuruar?

– Jam e dashuruar me artin dhe gjërat e bukura në përgjithësi, por megjithëse kënga ime titullohet e dashuruar, unë nuk jam e dashuruar me ndonjë person në veçanti. (qesh) 
– Çfarë vlerësoni tek një mashkull?

– Vlerësoj shumë gjëra, po serioziteti është një ndër komponentët kryesore.
– Kë keni ikonë të bukurisë femërore?

– Për mua ikonë bukurie është Monica Belluçi, kështu që, tiparet e format e saj janë perfekt për mua .
– Përse jemi të prirur për të bërë thashetheme?

– Besoj se thashethemet lindin tek ato njerëz, që kanë jetë pasive dhe kanë kohë të mjaftueshme për të vëzhguar e përfolur jetën e dikujt . 
– Cili është reagimi juaj i parë, kur lexoni një thashetheme për veten? 

– Nuk jam akoma në stadin, ku njerëzit bëjnë thashetheme e merren me mua, por ndonjë të vockël e kaloj me sportivitet, duke mos i dhënë shumë rëndësi. 
– Cili është sekreti, që mund ta zbuloni për fansat tuaj? 

– Sekretet, le te mbesin sekrete. (qesh)
– Ju ngacmon ideja, që të bëheni pjesë e këngës te Gjebrea? Dhe përse?

– Kënga magjike ka qenë përherë ndër festivalet e mi të preferuar, ndaj pjesëmarrja ime aty nuk u mendua 2 herë. E në fakt, nuk u pendova, pasi ia kalova shkëlqyeshëm. Tani na mbetet të shohim të ardhmen, çfarë do të na bëjë surpriza në jetë. 
Sigal