Këtë mos e humbni! Fotografë nga e gjithë bota na tregojnë si fëmijët kalojnë kohën larg teknologjisë

742
Sigal

Shumë prej nesh e vuajmë atë momentin, kur përpiqemi t’u tregojmë fëmijëve tanë, se sa e bukur ka qenë për ne, një kohë që për ta është e pakuptimitë. Një kohë kur argëtimi i vetëm ishte rendja pas topi. Dhe ishim të lumtur. Një kohë kur djemtë bënin gara me karroca me kuzhineta. Dhe ishin të lumtur. Kur vajzat, në pushimet mes lojërat me peta, luanin topadjegësi. Dhe ishin të lumtura. Një kohë kur ekrani i vetëm ishte ai i një televizori pa ngjyra, prej të cilit dilnin figura katër orë në ditë, dhe “miza” në pjesën tjetër të 24-orëshit. Kur nuk kishim iPhone, Android, iPad, Nintendo… Asgjë. Dhe ishim të lumtur.

Fotografitë e mëposhtme, mund t’ju ndihmojnë për t’u ilustruar se lumturia e vërtetë nuk gjendet tek një ekran me prekje. Eshtë në natyrë.