Këshilla bukurie nga Blerta, për një lëkurë të bukur, me shkëlqim dhe plot jetë

3096
Sigal

Intervista/ Flet parukjerja & estetistja , Blerta Smulja: Bukuria është një armë më vete!

-Përshëndetje e dashur Blerta, më thoni ju lutem, cilat janë disa nga këshillat, që duhen ndjekur për një lëkurë të bukur dhe me shkëlqim ?

Pas pastrimit të lëkurës përdorni një krem me bazë hidratuese. Mos përdorni kremra që kanë sasi të tepërt të yndyrës, edhe nëse keni lëkurë shumë të thatë. Përshtatini ato me llojin e lëkurës suaj.

-Ç’mund të ta thoni sa i përket pastrimit?

 Kujdesuni që lëkura juaj të pastrohet çdo mbrëmje, në mënyrë që të evitohet çdo papastërti që mund ta keni hasur gjatë aktiviteteve tuaja ditore. Mos përdorni preparate të forta dhe përdorni ujin e ngrohtë.

-Ne dimë që mjaft të rëndësishme janë edhe maskat ushqyese …

Është e vërtetë . Preferohet që të paktën një herë në javë të përdorni një maskë në fytyrën tuaj për të shtuar sasinë e elementeve ushqyese. Më të mirat janë ato më bazë frutore, sepse përmbajnë vitaminat e nevojshme.

-Si të trajtojmë lëkurën e thatë ?

 Lëkura e thatë dominohet nga poret e degraduara të lëkurës, irritim i arcaruar dhe nëse nuk trajtohet dhe rigjenerohet lëkura me përbërësit e duhur atëherë do të krijohen rrudha brenda pak kohësh. Maskë zbutëse do të trajtojë dhe rigjenerojë lëkurën.

-Cilat janë këshillat tuaja, konkretisht ?

 Përgatisni në shtëpi recetë për lëkurë të thatë që do të mbyllë poret, zbutë lëkuren, si dhe do t’i riktheje lëkurës yndyrën që i nevojitet asaj për të qenë në formë të mirë. Përzieni një vezë së bashku me një lugë vaj bajameje, të cilat së bashku do të krijojnë maskën perfekte për lëkuren e thatë, madje kjo recetë do të ketë aromë shumë të këndshme falë aromatizuesit të vajit esencial të bajames. Në qoftë se keni lëkurë të thatë në ekstrem atëherë shtoni sasinë e vajit të bajames deri në dy lugë. Vendoseni maskën në fytyrë dhe në qafë dhe lini trajtimin të qëndrojë 15 minuta. Pasi të keni shpërlarë fytyrën me ujë të vakët, dhe ta keni fshirë me peshqir të butë atëherë ju këshillojmë që me një top pambuku, të cilin e keni lyer më parë me vaj ulliri të lyeni fytyrën, veçanërisht pjesën, e cila është më shumë e dëmtuar. Më pas lyeni fytyrën me kremin tuaj të zakonshëm. Nëse zgjoheni në mëngjes dhe keni pamje të vobekte, atëherë ju duhet të trajtoni fytyrën tuaj dhe të partnerit me skrubin e duhur. Bëni një ‘scrub’, duke i masazhuar fytyrën njëri-tjetrit për të eliminuar papastërtitë. Pastaj përdorni maskën: 10 minuta, symbyllur, të shtrirë njëri pranë-tjetrit, duke u përpjekur që të qetësoheni. Pasi të jetë rruar, aplikoni mbi fytyrën e tij një shtresë maske qetësuese me kamomil. Dhe vendosni një solucion pas rroje për lëkura të ndjeshme. Në mbrëmje një krem me kolagjen, retinol, vitaminë C dhe E do të ketë efekt mjaft pozitiv mbi lëkurë. Para maskës, zieni 2 litra ujë, shtojini pak mente ose lavanda dhe, pas disa minutash, vendosni fytyrën mbi avull. Avulli, duke hapur poret, ka një veprim pastrues dhe forcon efektin e maskës. Përdoreni si një variant antistres, të përgatitur me 2 pika vaj esencial rozmarine dhe pak ujë trëndafilash. Zhysni në të një napë pambuku dhe shtrije mbi fytyrë napën. Pastaj, nëse lëkura është e thatë, lëreni partnerin tuaj t’ju aplikojë butësisht një krem me vitamina dhe oligo-elemente.

-Kur e keni kuptuar që parukeria është profesioni juaj?

Kur isha e vogël më pëlqente që të lyhesha me buzëkuqe dhe tualete, rrija para pasqyrës duke bërë makijazh dhe me kalimin e kohës kuptoj që e kisha pasion këtë fushë. Më pas bëra shkollën e parukerisë ku dhe u diplomova. Më tej bëra trajnime dhe seminare në shumë vende të botës, ku sigurisht jam vlerësuar.

-Pse duhet të frekuentojmë një sallon bukurie?

Sepse kryesorja është kujdesi për veten dhe estetikën por dhe relaksin që ofrohet. Është respekt ndaj vetvetes.

-Çfarë ju frymëzon më shumë në profesionin tuaj?

 Emocioni dhe përgjëgjësia për klientin. Personalisht n.q.s shkëputem për një javë nga puna më mungojnë shumë klientet e mia, që mund t’i quaj dhe mikesha. Më pas kënaqësia më e madhe vjen me arritjen e rezultatit…

-Ka nga ato kliente që vijnë dhe thonë që dua t’i bëj flokët si një e famshme?

 Janë të shumta ato që vijnë me atë ide sepse të gjithë ne kemi një idhull konkret. Ka dhe nga ato që nuk kopjojnë dhe kanë një shije individuale. Në fakt nuk është keq që njerëzit kopjojnë pastaj se çfarë u shkon mbetet në dorën tonë si parukier duke ju sugjeruar.

-A janë të ndërgjegjësuara femrat që duhet të shkojnë për estetikë?

Për çdo ditë ndërgjegjësohen. Në Tiranë tashmë moda dhe kujdesi ndaj vetes mund të them se bëhet si në metropolet e tjera europiane.

-Dhe për ta mbyllur, Ndonjë këshillë të veçantë ?

 Do të përfundoja me një këshillë: Njerëzit të jenë të kujdesshëm tek ajo çka përdorin duke filluar nga kremrat e deri tek produktet e ndryshme kozmetike duke i zgjedhur cilësore. Gjithashtu, një përshëndetje speciale shkon për familjen time, prindërit e mi dhe në veçanti motrën time, Brunën.