Keni qen në shtëpi? Ja aftësia e veçantë që kanë ata

223
Besojini instiktit të tyre!
Nëse keni një qen duhet të ndiheni të lumtur se shoku juaj me qime është shumë i dobishëm. Sipas një studimi të publikuar në gazetën për neuroshkencën dhe sjelljet në natyrë, qentë janë të aftë të njohi nëse një person është i mirë. Më konkretisht, ata mund të njohin nëse një person sillet keq ndaj një tjetri.
Studiuesit iu kanë kërkuar pronarëve të qenve për të improvizuar skena të ndryshme ndërkohë që qentë shikojnë, për të parë reagimin e tyre.
Vullnetarët po hapnin një kontenier ndërkohë që kërkuan ndihmën e studiuesve. Në skenarin e parë, njëri nga studiuesit qëndro aty në mënyrë pasive, ndërsa kolegu i tyre ofroi ndihmë. Në skenarin e dytë, një studiues mbeti pasiv, ndërsa tjetri refuzoi të ofronte ndihmë.
Në fund, të dy studiuesit iu afruan qenit për të luajtur dhe këtu është pjesa interesante. Në skenarin e parë qeni u soll mirë ndërsa në skenarin e dytë i injoroi pasi ata nuk ofruan ndihmë.
Pra, herën tjetër kur të vini re se qeni juaj nuk e pëlqen dikë, mbajeni shënim!