Keni njolla të bardha në thonj? Ja shkaku pse ndodh!

587
E keni vrarë ndonjëherë mendjen se çfarë janë ato shenja të vogla të bardha që shfaqen shpesh në thonj?
Dhe përgjigja më e shpeshtë që është dhënë për këtë pyetje është se ato shfaqen për shkak të mungesës së kalciumit, por nuk është e vërtetë. Sipas The Mirror, këto shenja nuk janë asgjë për të cilat duhet të shqetësohemi. Emri shkencor i tyre është “leukonychia” dhe shpesh herë shfaqen kur thonjtë tuaj kanë pësuar një goditje, si për shembull, një mbyllje dere në thonj, një kafshim i thonjve nga nervozizmi i tepërt, dhe mund të ndodhë kur ju godisni tavolinën sepse shefi ankohet shumë për punën tuaj.
Shumë rrallë, këto shenja të bardha mund të tregojnë diçka më serioze, dhe ka të bëjë me mungesën e zinkut, që gjedhet në spinaq apo mish lope. Dhe më e keqja e mundshme është se ato mund të japin sinjale për sëmurjen e malaries, sëmundjen Hodgin, dhe aneminë SCD.
Sigal