Këngëtarja shqiptare “trondit” Instagram-in

686
Këngëtarja nga Kosova, e cila prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku synon një karrierë ndërkombëtare, duket se sapo ka nisur sezonin veror.
Sigal

Dafina Zeqiri, e cila përflitet se do të ketë një verë te angazhuar me projekte të reja muzikore dhe koncerte të ndryshme, ka ndezur “Instagram”-in me fotot e reja.

Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet me bikini, duke marrë rreze dielli dhe kanë mjaftuar këto që fansat e saj të ‘çmenden’.

Këngëtarja e hitit “Told Ya” është shfaqur me forma të tonifikuara për të cilat shpeshherë e shohim teksa stërvitet në palestër.