Këngëtarja sexy: Nuk kam frikë të këndoj ‘live’ , por nuk i dua festivalet

1107
Hermes Nikaj 
Personazh/Sex-bomba shqiptare Kristina Ibro, jeta lluksoze dhe lidhja aktuale me ministrin 
Kristina Ibro e njohur ndryshe edhe si ‘Kristina Aguilera Shqiptare’ është këngëtarja që bëri bujë kohët e fundit me këngën e saj, por edhe me jetën private duke u përfolur se është në një lidhje me një nga ministrat aktual. Sex-simboli shqiptar vjen në këtë intervistë ekskluzive me një rrëfim të sinqertë. 

1-Së fundi bëri bujë ne mediat online fakti se ju jeni në një lidhje me një nga ministrat aktual. Si qëndron e vërteta? 
Nuk dua të jap aspak info për këtë pjesë, ku ka zë s’është pa gjë thotë populli.
2-Me çfarë projekti po merreni aktualisht? 
Aktualisht ka qenë kohë e pushimeve për mua. E kam përfunduar një këngë dhe mbetet vetëm klipi për tu realizuar.
3-Ndërkohë njiheni si këngëtare që performoni live në diskoteka, kur do t’ju shohim në festival? 
Unë këndoj live dhe nuk trembem , por nuk i dua festivalet pasi dihet se gjithçka shkon me mik. 
4-Sot për një këngëtare është më mirë të realizojë një album apo klip? 
Albumi duhet të realizohet njëherë në pesë vjet për të përmbledhur këngët e këtyre viteve. Ndërsa klipet janë më të rëndësishme pasi lançohet dhe je në treg. 
5-Vesi që ke më shumë inat, cili është?
Pabesia. 
6-A ke frikë nga plakja? 
Jo, nuk kam frikë dhe se mendoj fare këtë pjesë. 
7- Tashmë jeni në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të lidhjes tuaj me ministrin, a ka pasur thashetheme të rënda, si i keni kaluar? 
Thashethemet janë të pranueshme sidomos kur je person publik. Jam tolerante me mediat dhe e respektojmë njëra-tjetrën.
8-Je më shumë e vendosur, apo e lëkundur me personat apo situatat ? 
Varet nga situate apo personi dhe nuk mund të them diçka shabllon. Gjithçka varet nga ajo që ndodh në një moment të caktuar.
9-Je penduar ndonjëherë për diçka? 
Përpiqem që atë që bëj të më pëlqejë dhe të jetë brenda asaj çfarë unë kërkoj, që të mos ketë vend për pendesë. 
10-Si i keni lidhjet me kolegët tuaj? 
Kam lidhje të shkëlqyera. Secila ka repertorin e vet dhe fansat e vet. 
11-Jeni një nga femrat më të ndjekura në rrjete sociale duke u cilësuar edhe sex-bombë. Si të bën të ndihesh ky fakt? 
Natyrisht që ndihem mirë kur dëgjoj këto fjalë për veten dhe kjo më shtyn që të punoj akoma dhe më shumë. 
12- Si është një ditë e zakonshme e jotja ? 
Me angazhime rreth profesionit dhe familjes sime.
13-Ku shkoni për pushime?
Mjafton të kem det, mal, lule apo qetësi, të gjitha këto e kanë emrin- pushime- për mua. 
14-Nëse jetës tënde do i vendosje një ngjyrë, cila do të ishte? 
Do të zgjidhja një botë shumëngjyrëshe. 
15-Të uroj suksese në muzikë dhe jo vetëm.
Faleminderit dhe ju uroj edhe juve një pranverë plot relax dhe shumë dashuri.
Sigal