Këngëtari Nazif Çela; Si e këndoi Enver Hoxha këngën e “Janinës”

2475
Sigal

INTERVISTA/ Flet këngëtari i mirënjohur i Polifonisë Nazif Çela: – Në Francë më kontrolluan fytin mos kisha vënë cip

Si u mrekullua dhe e këndoi Enver Hoxha këngën e  “Janinës”

Albert Z. ZHOLI

Ai mbetet një nga këngëtarët më famoz të polifonisë shqiptare. Ka mbi 42 vjet në skenë dhe rezultatet rriten për çdo ditë. Është thirrur në të katër anët e botës ku ka emigrantë dhe këngët më të preferuara të emigrantëve janë “Polifonia labe”, “Janinës ç’i anë sytë” dhe “Tana”. Ai ka mbi 400 këngë në arkivin e tij dhe zërin e ka si të një djali të ri. Vlerëson maskimalisht Festivalet Ndërkombëtare të Gjirokastrës të cilat ishin tejet të organizuara dhe stimulonin këngëtarët.

Kur përkon karriera juaj si këngëtari polifonisë kush ju zbuloi si talent të kësaj kënge të rrallë në botë?

-Kënga ime e parë që ka dalë në radio Gjirokastra në vitin 1976. Dola shoqe dola malit për reva/ Nga mali Shushicën për në Barçalla. Këtë këngë e ka bërë  Feti Brahimi. Këngën e kam kënduar me grupin e Barçallasë që në atë kohë ishte me 18 veta.  Ahere fshati i Lapardhasë ishte I madh dhe të gjithë e donin këngën. Kishim dëshirë të këndonim dhe mblidheshim tek vatra e kulturës.

-Po këngën  “Janinës ç’i anë sytë” kur dhe ku e ke kënduar?

Këtë këngë e kam kënduar në vitin 1983 me 6 veta. Pra  e reduktuam grupin.  Këngën e këndova në Festivalin madhështor të Gjirokastrës  dhe  ne zumë çmimin e parë pra laurant i Festivalit.  Ky tekst ishte një tekst popullor  nga këngët e vjetra të popullit nga folklori i madh I popullit. Kësaj kënge I bëri një ndryshim të vogël e përshtati disi më kohor. Kjo këngë  lidhet me luftërat dhe përpjekjet e lugëtarëve tanë për liri dhe pavarësi nga otomania turke, por në Janinë janë bërë të gjitha vrasjet apo vrasjet në litar të luftëtarëve tanë. Ajo ishte kryeqendra e pushtuesve turq madje aty mobilizoheshin ushtar dhe shqiptarët për Perandorinë. Janina ka shumë histori luftërash të popullit tonë dhe prej aty kanë lindur këngët për trimat shqiptarë. Kështu është kënga e Bilbilenjtë, e Ismail Lesko Progonati, këngët për Ali Pashën, kënga për të cilën flasim dhe qindra të tjera si kjo.

-Kush dhe si u vlerësua kjo këngë në Festival?  Cilët ishin ato personalitete të muzikës që i dhanë vlerësimin e madh?

Ahere me vlerësimet nuk bëhej shaka. Atëherë vlerësimi ishte real dhe me seriozitet. Në atë Festival vlerësues ishin korifenjtë e muzikës shqiptare,  Cezk Zadeja, Tish Daija,  dhe shumë të tjerë. Vlerësimi merrej nga të gjitha drejtimet, zëri, tematika, historia, interpretimi, mesazhi, pra merreshin në komplesitet.

-Po para Enver Hoxhës a e ke kënduar këtë këngë?

Po, sigurisht. Pas Festivalit në Gjirokastër, zgjidheshin këngët më të mira dhe jepej shfaqje para udhëheqjes. Kështu ndodhi dhe atë vit. Ne kur mbaruam festivalin na zgjodhën  të parëve ta këndonim këngën para Komandantit. Nuk ishte e kollaj të këndoje para Komandantit në ato vite. Ai të përpinte, ishte shumë I dashuruar me këngën labe.  Ne këtë koncert e zhvillonim tek Pallati I Sportit I cili mbushej plot e përplot. Nuk mund ta mendoje se si bëhej ai koncert. Nuk mund të përsëriten sot. Kënga jonë ishte kënga kryesore në atë shfaqje.

-Si reagoi Enveri kur kënduat?

Kur ne kaluam në strofën e dytë, ai ngriti dorën disa herë lart duke na përshëndetur dhe duke thënë mes atyre  që e shoqëronin: Hajde këngë hajde.  Kur mbaroi shfaqja ai erdhi dhe na takoi të gjithëve. Mua më shtrëngoi në krah. Ju lumtë na tha.  Ai e donte shumë këngën labe dhe e këndonte dhe vetë. Ishin cacte magjike, të gjithë na uronin.

Po në Festivalin e vitit 1988 çfarë kënge këndove në Gjirokastër?

Këngën e Tanës.  Këtë këngë e këndonin disa zona të Shqipërisë. Ne e sollëm ndryshe sipas asaj që ishte kënduar në Labëri. Specialistët thanë tani gjeti vendin e duhur Tana.  Kjo këngë ka ardhur deri sot nga gojëdhënat e popullit.  Në zonën tonë kemi një rrugë që quhet “Rruga e kalit: pasi ka plasur kali kur ishte në ecje. Kali plasi nga nxitja e madhe e atyre që donin të shkonin në mal dhe të shpëtonin bagëtitë nga hajdutët.  Tana sipas gojëdhënave ka enë një vajzë nga Mavrova. Ajo ishte e bija e agait të fshatit dhe kishte rënë ën dashur me bariun e fshatit një djalë I bukur dhe çapkën. Por athere dera e fisme duhej të shkonte tek dera e fisme.  Çobani ishte ën Shashicë me dhënë. Ai në një takim I kishte thënë Tanës se n.q.s natën dëgjon ndonjëherë fyellin që bie die se jam në rrezik d.m.th kanë ardhur hajdutët të më vjedhin dhe të më vrasin. Tana hapi sytë. Si do I bjerë fyellit kur në stan të jenë hajdutët? Pas disa ditësh ndodhi ngjarja. Hajdutët shkuan tek stani çobanit, e lidhën morën bagëtinë dhe kur donin ta vrisnin e pyetën: Çfarë do ët thuash për herë të fundit? Dua ti bie njëherë fyellit u tha çobani. Ashtu u bë. Çobani mori fyellin dhe nisi ti bjerë. Këtë e dëgjoi vajza, Tana, e dashura. Menjëherë ajo ndez dhe fik tre herë çirakun, kandilin, dmth që e mori haberin.  Ajo shkon me vrap dhe I thotë nënës se në mal kanë rënë hajdutët. Nëna u tmerrua dhe e pyeti nga e di ti? E pashë në ëndërr i tha Tana. Nqs gënjej kur të ktheheni nqs s’është e vërtetë më vrisni.   Nëna  zgjoi burrin I cili mori disa besnikë dhe u nis për në mal. Rrugës I plasi kali por ata vazhduan rrugën me vrap. Kur shkuan  ishte koha kur çobanin do e vrisnin. Por arritën në kohë. Morën të gjitha bagëitë dhe e çliruan çobanin.

Sa këngë kenë repertorin tuaj?

Nuk I kam numëruar  kohët e fundit por para disa vitesh kisha 400. Thuajse çdo muaj bëjmë nga një këngë të re.

Po kënga juaj e fundit lidhet me vitin 2017?

Unë punoj dhe me këngë vetjake, me  poezi të gjurmëve popullore. Pra bëj këngë për persona të ndryshme. Këto ditë kam bërë një këngë për një mikun tim në Dukat I cili u vjetra gabimisht. Ishte një njeri I mirë, I dashur lab safi.

-Tematika e  këngëve tuaja?

Janë me karakter elegjik  baritor, patriotik por edhe politik.

Kush është kënga që të kërkohet më shumë?

Kënga për Labërinë, ose më mirë të themi Polifonia labe. Kjo këngë patjetër që do të më kërkohet kudo që shkoj.  Pastaj kërkohen të gjitha këngët patriotike.

Cilat janë poetët që keni bashkëpunuar?

I pari ka qenë poeti Feti Brahimi, Lefter Cipa, Muhamet tartari, Tomor Lelo, Nexhip Onjea, por kam dhe këngë të miat.

          Në regjimin komunist a ke shkuar jashtë shtetit?

–          Po kam shkuar në vitin 1988 në Francë me këngën “Janino ç’të panë sytë”. Ata nuk e besonin si këndohej kjo këngë dhe e kamë kthyer disa herë. Shikonin majtas djathtas e se mos kishte dikun ndonjë vegël muzikore. Madje dua të them se disa specialistë erdhën dhe më shikonin në fyt se mos kisha vënë ndonjë cip që forconte zërin. U befasuan.

Këngët e tua janë vetëm për Labërinë?

Jo, për të gjithë kombin,. Ne u kemi kënduar të gjithë heronjve nga jugu në veri, u kemi kënduar patriotëve të e veriut dhe më tej. Kënga jonë është mbarë shqiptare dhe nuk i përkasim vetëm Vorës, Tepelenës, apo jugut. Madje kemi aq këngë për patriotët e tjerë sa dhe për Labërinë.

Në sa vende keni shkuar për të kënduar?

Nuk I kam numëruar por në gjithë Europën dhe në Amerikë.

 

-Kush të ka bërë më shumë përshtypje në jetë?

Kur kam parë të realizuar nga një grup polifonik francez këngën “Janino ç’të pan sytë”. E këndonin në shqip. Jam emocionuar shumë, shumë. Nuk e besoja. Ata nuk kishin mundur ta realizonin saktësisht por ishte një përpjekje serioze.

          Kush janë problemet e polifonisë sot?

–          Ah polifonia me sa duket po na humbet. Jo se nuk punohet por ajo punë nuk është sistematike, nuk është nga të gjithë . Ka  element por nuk punohet. Pra u duket diçka që nuk nxjerr fitim. Nuk vlerësohet dhe stimulohet nga shteti. Më shumë janë përpjekje individuale. Elementët e rinj nuk gjejnë përkrahje. Nuk kanë ku të shprehen. Janë të vetmuar. Atë kohë ne stimuloheshim që në tetëvjeçare. Kishim disa grupe në shkollë.  Sot çdo gjë është spontane dhe askush nuk ka interes të drejtpërdrejt se nuk përkrahet. Janë organizime sporadike që nuk vlerësohen. Kështu do bjer rëndësia e këngës labe.

          Si I ke marrëdhëniet me këngëtarët e tjerë të polifonisë?

–          Shumë shumë të mira. Secili ka zërin e vet, karakteristikat e zërit të vet. Pra kanë veçantitë dhe kërkesat janë të ndryshme. Më Golikun me Paron me Tomorrin me Katinën me Irinin, Kalo Bregun, Ajet Dukën  kam marrëdhënie të shkëlqyera. Unë kam pjesën time, ai tjetri pjesën e tij. Ne kemi këngë të ndryshme, kemi tekste të ndryshme.