Këngëtari i mirënjohur Vani në bashkëpunim me Hekuran Krasniqin sjellin superhitin e verës, “Boni Marshallah”

612
Sigal

Super Hiti i verës nga Vani dhe Hekuran Krasniqi – “Boni Marshallah!”

 

Në këto ditë të nxehta vere vjen super hiti veror, kënga më e klikuar deri tani në You tube dhe më e ndjekur në mediat muzikore. Këngëtari fantastik me zërin melodioz, Vani që duhet ta pranojmë se ësht ëkëngëtari më i kërkuar sot për sot në Shqipëri dhe jasht saj ka sjellër këtë verë bashkëpunimin e fundit me këngëtarin Hekuran Krasniqi, një nga më të klikuarit nga publiku. Kënga është tepër festive dhe me motive popullore dhe ka në fokus personat që kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Vani ka sjellë dhe vazhdon të sjellë edhe shumë projekte të reja përgjatë gjithë vitit 2019. Vani ka një axhendë goxha të ngjeshur muzikore këtë vit si brenda dhe jashtë vendit. Këngëtari Vani këtë verë, pasi bëri një sondazh se me kë kishin dëshirë fansat të kishte një bashkëpunim ai u ndikua dhe përzgjodhi këngëtarin e njohur Hekuran Krasniqi. Titulli i këngës “Boni marshallah!” ka goditur në këtë “sezon dasmash” dhe është majft domethënës për të bërë ‘marshallah’ për çdo çift që ka vendosur të kurorëzojë dashurinë. Vani premton shumë për fansat e tij, madje thekson që çdo moment mendon se si t’i kënaqë ata. Ky bashkëpunim ka një ndërthurje të jashtzakonshme të zërave të tyre. Muzika, Klipi dhe notat muzikore janë bërë një super përshtatje për të dy këngëtarët profesionistë . Vani, gjatë bisedës që ne patëm, na thekson që këtë verë nuk do të ketë pushime, sepse ka një agjendë super të ngarkuar, për shkak të angazhimeve dhe projekteve muzikore. Publikut, fansave dhe jo vetëm, por edhe adhuruesit e muzikës së tij iu mbetet vetëm të shijojnë ritmet e këngës tepër të bukur në këto ditë të nxehta vere kudo që janë në makinë, plazhe e pse jo të kërcejnë edhe në dasma nga dixhejt e ndryshëm që do e disponojnë nëpër festa të ndryshme familjare dhe shoqërore.