Kënga-polifonike: “Krojet e Velçës”

1896
Sigal

Nga Agim JAZAJ

Disku i radhës me këngët polifonike të grupit folklorik të fshatit Velçë, në Bashkinë e Selenicës, u përurua e u festua edhe dje në një ceremoni mbresëlënëse, duke përkujtuar rrugën e gjatë, përpjekjet e këtij grupi në polifoninë labe, të Vlorës. Ceremonia përkujtuese – celebruese, u zhvillua në sallën e njohur të Lokal; “Gorishti”, në qendër të Vlorës, ku ishin mbledhur banorë të Velçës, nga krahina, bashkëqytetar, intelektualë, njerëz të këngës, krijues, grupi polifonik “Krojet e Velçës”, me veshjet e tyre karakteristike, duke kënduar edhe në këtë sallë. Mes tyre, në këtë aktivitet ndodhej, i kudo ndodhur edhe kryetari i bashkisë Selenicë: z. Përparim Shametaj, i cili përshëndeti në aktivitetin, duke njohur edhe historikun e këtij grupi, rrugën, përfaqësimin e këngës velçiote, qysh nga startimi dhe ngjitja e tij… “Këngët e kënduara, vargjet e thurura; janë frymëzim, pse jo dhe histori e udhë-rrëfim për njerëzimin, ku janë skalitur dhe evokohet nëpër vargjet e këngëve të çdo grupi: E hershmja, e ditës, po edhe e nesërmja, ngjarjet historike, data, heronjtë, dhimbjet; si pjesëza të historisë, të cilat janë skalitur në vargje dhe këndohen në këngët, për të cilat kemi etje, të dimë të ruajmë, pasurojmë e transmetojmë në breza, si pjesëza të historisë e memories, të një fshati, ku bëjmë pjesë, duke pasqyruar e pasuruar të tërën: Historinë e një e krahine, rrethi, bashkie e më gjerë, të Kombit… Në këtë amfiteatër, të këngës, së krahinës të Bashki, Labëri- Selenicë, si një pasuri folklorike- zonale e traditës dhe e kulturës, zë vend edhe kënga polifonike: ”Krojet e Velçës”, e grupit polifonik të këtij fshati, e cila na ka mbledhur sot në ison e saj, për të ruajtur atë që kanë bërë të parët, për të ruajtur e pasuruar të dytët dhe për t’i përcjellë tek të tretët… Grupi folklorik i fshatit Velçë, i krijuar rreth viteve 1949, ka nisur me; pjesëmarrjen e tij në: “Festivalin e zonës së Sevasterit”, i zhvilluar në Sevaster, me vallen e tij tradicionale të burrave, e cila është ruajtur në rrjedhën e kohëve” – tha në fjalën e vet kryebashkiaku, Shametaj.

Përmenden në këtë Festival e në vijim, pjesëmarrësit e këtij grupi si: Halil Xhezo Jaupaj, kthyes i këngës së grupit, Valter Begë Karafili, si dhe Hysen Ramadani etj.

Grupi folklorik i këtij fshati, mundi të ruante dhe të pasuronte fondin e tij me këngët tradicionale, ku vijoi dhe u paraqit edhe në festivalin Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës, në vitin 1968. Në fund vitet: 1960- 1970, e në vazhdimësi bëjnë të ditur drejtues të grupit dhe intelektual të fshati Velçë; Grupi folklorik i këtij fshati, në rrethanat e kohës, ka mundur të rezistojë në folklorin e hartës së Vlorës, ku dhe përmendin emrat e: Zenel Shanaj, marrës i këngës, Xhuljeta Jaupaj, martuar në Ilazaj, ku grupi i këtij fshati mundi të konkurronte në Radio Tirana, me rastin e 30 vjetorit të Çlirimit!Grupi folklorik i këtij fshati, në fund vitet 1970-1980, ka qenë i ftuar për konkurrim e dhe nga Radio Televizioni Shqiptar. Kthyesi i këngës njihet Jaho Katiaj. Ndërsa në vitin 1988 grupi: “Krojet e Velçës” shkoi me ansamblet shqiptare, deri në Francë!Në festivalin Folklorik Kombëtar 1988, në Gjirokastër, në këngën polifonike të Bratit, kthyesi i këngës, ishte Jaho Katiaj nga Velça. Pra, kënga edhe dje i bashkonte, e kurrë nuk duhet t’i ndajë sot njerëzit.

Grupi Folklorik i Velçës, si i gjithë folklori shqiptar, është një pasuri, jo vetëm e këtij fshati dhe e kësaj bashkie, por edhe një pasuri e trashëgimisë, kulturës, traditës e folklorit Lab, duke u shënuar në faqet e historisë së kësaj kënge shqiptare.

Qysh nga fillimet e këtij grupi; këngëtarët, marrësi, kthyesi, apo ata të isos labe si: Asqeri Palla, Sami Peçi, Nasip Peçi, Vero Memaj, Noke Revaj, Adriatik Revaj, duke u shtuar numri i tyre, por dhe duke rritur performancën e këtij grupi: Me Bejushe Demaj- Barjamaj, Agim Brahimaj, Valter Shabanaj, Kalo Zenelaj, Çuman Xhaferaj, Fatmir Maliqaj, Bejkush Murataj, Gilo Habilaj, Ali Habilaj, Blerim Hoxhaj, Servet Jaupaj, Bastri Muçaj si dhe: David Muhaj, Klodian Çelaj, këngëtar të brezit të ri. Në këtë grup zënë vend edhe valltarët e njohur të këngës: “Krojet e Velçës”: Begë Karafili, Mystehak Sadiku, Hysen Ramadani, Halil Xhezua, Mete Jazua, etj. Grupi folklorik i Velçës, i riorganizuar në Tetor-Nëntor të vitit 2000, mori emrin: “Kojet e Velçës”, i cili ka dhënë koncertet e tij me këngën Labe në Fest-Folkun Gjirokastër,Bylis,Iso Polifonia, por ka dhënë koncerte edhe jashtë vendit si në: Kosovë, Maqedoni, Francë. Marësja e këngës; Bejusher Demaj- Barjamaj, ka kënduar edhe në Itali, Greqi, Austri etj.

Polifonia e grupit lab të Velçës, në vitin 2017 ështe dekoruar nga Presidenti i Republikës me Me: Urdhërin: “Naim Frashëri”. Drejtuesi i grupit të Velçës dhe “Krojet e Velçës”, si dhe rapsodi i teksteve të këngëve ka qenë: Kastriot Muçaj, por kanë konrtribuar me tekste të këngëve të këtij grupi edhe Dero Murataj etj. Njerëzit ashtu si i bashkon isoja e këngës labe dhe isoja e “Krojeve të Velçës”, duhet t’i bashkojë edhe qëllimi: E sotmja për të nesërmen e Shqipërisë, për të bërë Shqipërinë që ëndërruan dhe u flijuan të parët tanë, për të nesërmen e brezave, thanë në fjalën e tyre, në këtë aktivitet edhe Ahmet Demaj, Çaush Sinanaj, Ruzhdi Begaj, Albert Habazaj, Jani Gjergji etj!

“Bashkia Selenicë, në gjithë inkursionin e vet, edhe për ruajtjen, zhvillimin dhe pasurimin e traditave, kulturës, të këngës polifonike labe; e ka pasur në vëmendjen e vet, duke përkrahur, zhvilluar atë në gjithë hapësirën e saj, me të gjitha mundësitë, ndonëse të kufizuara, por fryma e solidaritetit dhe mbështetja, nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë asnjëherë”- tha në fjalën e vet kryebashkiaku-Shametaj! Urime këngës se “Krojeve të Velçës”, buroftë në të gjithë krojet e Labërisë dhe të Shqipërisë!