Kënga hit ‘Dora e nënës’, kënga që i dedikohet nënave shqiptare

577
E zgjuar, e shkathët dhe e suksesshme Një rrëfim i sinqertë i këngëtares Raimonda Kovaçi, e cila ka lindur në qytetin e Pukës. Ajo e ka nisur aktivitetin muzikor shumë herët, në qendrën kulturore të Pukës e më pas me festivalet e fëmijëve ku spikat me talentin e saj. Tashmë datojnë rreth 15-vite karrierë muzikore dhe suksese të njëpasnjëshme në Zvicër, Austri, Belgjikë etj. Këto e shumë të tjera na rrëfen Monda, edhe pse statusi i saj për momentin është ende single ..
Disa detaje që, ende nuk i dimë… Le ta nisim me vendlindjen tuaj… 
Kam lindur në Pukë, aty ku dhe nisi karriera ime si këngëtare 

Më tej? 

U aktivizova në qendrën kulturorë të qytetit Pukë dhe pjesëmarrëse në festivalet e fëmijëve… Atëherë kërkesa ishte e madhe dhe kishte shumë kontrolle
-Je penduar ndonjëherë që ke zgjedhur rrugën e muzikës? 

Asnjëherë, muzika nuk ka qenë një përzgjedhje momentale, nuk jam bërë këngëtare rastësisht. Ajo është një ëndërr që , ka filluar realizimin e saj që në fëmijërinë time. 

-Kënga që do të veçoni nga repertori juaj? 

‘Dora e nënës’ do të veçoja, është më aktuale pasi i dedikohet nënave shqiptare.

-Beqare, apo e lidhur? 

No comment!

-E ke arritur suksesin që ke dëshiruar? 

Patjetër. Një këngëtare që nuk arin sukses nuk qëndron në treg.

-Cila është mënyra më e mirë për të nisur një ditë të re? 
Ta nisësh me bismilahi, pasi jam shumë fetare.

-Si e përkufizoni veten, me tre fjalë? 

E zgjuar, e shkathët dhe e suksesshme.

-Kujt i beson sekretet më të mëdha? 

Vetëm Zotit. 

-Ku preferon ti bësh pushimet?

Cdo vend ku nuk kam qënë kam dëshirë ta vizitoj, por nga vendet e mia të preferuara është bregdeti shqiptar në përgjithësi.

-Ku e sheh veten Raimonda pas 10-të vitesh? 

Nuk e di si ma ka shkruar Zoti fatin, uroj të jëm një nënë e përkryer me shumë fëmijë dhe një artiste e kompletuar 
-Momenti më i sikletshëm në jetën tënde artistike?

Nuk më kujtohet ndonjë e tillë, përveçse gjërave të vogla të parëndësishme. 

-Ngjyrat që të identifikojnë?

E bardha dhe e kuqja më pëlqejnë shumë 
-Vesi që keni më shumë inat tek njerëzit, cili është? 

Mosmirënjohja

Si e mban veten në formë: dietë, palestër… 

Ushqim i shëndetshëm, palestër dhe not.
Sigal