Kënga e re e Era Istrefit ka një kuptim të frikshëm!

81
Më 24 shkurt Era Istrefi publikon më në fund këngën e saj të re, më shumë se një vit pas “Bonbon”. Projekti i saj i parë ndërkombëtar iu besua producentit Felix Snow, që realizoi këngën “Redrum”. Videoklipi dominohet nga ngjyra e kuqe, siç duket nga pamjet e publikuara nga këngëtarja në Instagram. Por në fakt, “Redrum” nuk i referohet thjesht “rumit me ngjyrë të kuqe” siç mund të kuptohet fillimisht. Nëse e kthejmë mbrapsht, del fjala “murder” që në anglisht ka kuptimin “vrasës”.
“Redrum” u bë popullor si term nga filmi “The shining” (“Rrezatimi”) i Stanley Kubrick, një film horror ikonë i viteve ’80. Në një skenë të filmit, djali i vogël i Jack-ut (Jack Nicholson) të çmendur, shkruan tek dera: “redrum”, një prej pamjeve më të frikshme në këtë film.
Nuk dihet në ç’kuptim e kanë përdorur Era dhe Felix Snow në këtë këngë, por besojmë se “Redrum” do të jetë interesante!