Kendall Jenner photoshop apo anoreksike

572
Ajo u shfaq me forma perfekte në pasarelën e “Victoia’s Secret” pak javë më parë, por seti i fundit fotografik tregon një tjetër paraqitje të modeles bukuroshe Kendall Jenner.
Ajo është bërë pjesë e kopertinës së revistës “LOVE” duke prezantuar stilin e viteve 1950. Modelja 21-vjeçare ka pozuar me të brendshme dhe recipeta transparente ndërkohë që fytyra e saj mbante një make-up të rënduar, e njëjtë më stilin e viteve ’50.
Ajo shfaqet e shtrirë mbi një makinë ku shkruhet: “Meshkujt gënjejnë”, ndërsa mban në dorë një shkop bejzbolli.
Kritikët dhe ndjekësit të saj janë shprehur të shqetësuar se Kendall ka humbur një peshë të konsideruar trupore, duke shfaqur shenjat e para të një çrregullimi anoreksik. Fansat e saj më të zjarrtë janë hedhur në mbrojtje të modeles, duke treguar se fotot e setit janë të punuar më shumë seç duhet me Photoshop dhe se ajo nuk është aq e dobët.
Shpeshherë bëhen gabime dhe ekzagjerime me Photoshop sidomos kur bëhet fjalë për t’u shfaqur në kopertinat e revistave më prestigjioze në treg.
Sigal