Katërmbëdhjetë njerëzit që më 1924 shkruanin saktë gjuhën shqipe

515
Sigal

Në vitin 1924, legata amerikane në Tiranë kishte një listë të 14 njerëzve që mund ta shkruanin saktë gjuhën shqipe.

Nevoja e kësaj liste kishte lindur ngaqë një numër termash të përdorura në kushtetutën e përkohshme të hartuar me nxitim në Kongresin e Lushnjes (1920), mund të interpretoheshin me dy kuptime. Amerikanët donin të dinin se me cilët mund të këshilloheshin për çështjet e gjuhës.

Lista ishte përgatitur nga përkthyesi i Legatës, Kol Kuqali, bën të ditur përmes rrjetit social Facebook, Ilir Ikonomi. Sipas Kuqalit, sado të zgjerohej kjo listë, ajo nuk i kalonte të 40 vetët.

1. Faik Konica, kryetar i “Vatrës”, editor i “Diellit”, Boston.

2. Fan Noli, kryeministër dhe kryepeshkop i Dioqezës Ortokse të Durrësit.

3. Konstandin Çekrezi, pedagog, Universiteti George Washington, Uashington, DC.

4. At Gjergj Fishta, prift françeskan dhe poet, Shkodër.

5. Luigj Gurakuqi, kinistër i Financave.

6. Llazar Fundo, kryetar i “Shoqërisë Bashkimi”, editor i gazetës së saj, Tiranë.

7. Kristo Dako, klerik i krishterë, i punësuar nga kompania Standard Oil, Tiranë.

8. Mit’hat Frashëri, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi.

9. Milto Sotir Gurra, mësues, Korçë.

10.Sotir Gjika, zv/kryeredaktor, “Gazzetta di Puglia”, Bari.

11.Dom Lazër Shantoja, prift jezuit, Shkodër.

12.Arqile Tasi, editor i “Diellit”, Boston.

13.Sejfulla Malëshova, kryesekretar, zyra e Kryeministrit, Tiranë.

14.Andon Frashëri (Adams), sekretar privat i Kryeministrit, Tiranë.