Kategoritë e reja të licencimit të autoshkollave, policive private dhe e arsimit privat parashkollor, fillor e të mesëm

666
Vjollca KUTA
Synohet kontrolli më i plotë mbi këta sektorë privatë shërbimesh që kanë krijuar problematika, prej lënies jashtë kontrollit ligjzbatues
– Ndryshojnë edhe kategoritë e licencimit për Lejet Mjedisore, për veprimtaritë prodhuese dhe shërbimet që kanë ndikim në mjedis 
Nisur prej faktit që kanë ndodhur ngjarje të rënda me grabitje në shërbimet e policisë private, nisur prej faktit që po vazhdojnë të shtohen aksidentet autombolistike, referuar realitetit që në arsimin privat parauniversitar e atë parashkollor (kopshtet e fëmijëve) po konstatohen veprimtari jashtë kontrollit shtetëror, skandale trajtimi shtazarak të fëmijëve dhe moszbatim programesh mësimore, mësimdhënës që nuk kalojnë në filtrin profesional të institucioneve licencuese e deri edhe me kurrikula të pamiratuara nga Ministria e Arsimit, në datën 5 prill 2017, Këshilli Ministrave ka ndërhyrë me një paketë ndryshimesh ligjore në këto shërbime private, duke përcaktuar kritere e standarde të reja, që sipas qeverisë, mendohet se do të forcojnë rregullin, do të pastrojnë abuzimet dhe do të rrisin cilësinë ndaj palëve kontraktuese, që në rastin konkret janë fëmijët e kopshteve, nxënësit e arsimit parauniversitar, institucionet që ruhen nga policitë private dhe ata që pajisen me leje drejtimi automjetesh nga autoshkollat. Është fjala për ndryshime dhe shtesa që bëhen në VKM nr.538, datë 26. 05. 2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga Qendra Kombëtare e Licencimit apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta me institucionet dhe shërbimet e tjera shtetërore. Po publikojmë vendimin e plotë, të miratuar nga Këshilli Ministrave në datën 5 prill 2017, i cili hun në fiqir, ditën e botimit në “Fletore Zyrtare”.
Ja vendimi i datës 5 prill 2017
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 15 e 36, të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 32, të ligjit nr.8872, datë 29.3.2002, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 2, pika 22, dhe 24, të ligjit nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, të ligjit nr.10448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar dhe të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ministrit të Arsimit dhe Sportit, ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, ministrit të Punëve të Brendshme, ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave. Konkretisht, në VKM nr.538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshime përkatëse, që po i publikojmë sot…

Licencimet e Policive Private
Në aneksin 1, fusha I “Siguria kombëtare, rendi publik dhe mbrojtja civile”, kategoria I.3, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme: 
1. Emërtimi i kategorisë I.3 “Shërbimi i ruajtjes dhe/ose sigurisë fizike”, zëvendësohet me “Shërbimi Privat i Sigurisë Fizike”. 
2. Pas shkronjës “b”, të pikës 2, të Kreut I, shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje: “Qendra të trajnimit privat të punonjësve të SHPSF”, me kodin I.3.C”.
3. Pika 3, e kreut I, ndryshohet, si më poshtë vijon: “ Licencat për të tri nënkategoritë janë pa afat”.
4. Emërtimi i kreut II, “Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë I.3.A dhe I.3.B” zëvendësohet me këtë përcaktim: “Licencimi i veprimtarive të nënkategorive I.3.A , I.3.B dhe I.3.C”.
5. Pika 4 e kreut II, ndryshohet, si më poshtë vijon: “Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategoritë A, B dhe C, jepen në tabelën 1 më poshtë”. 
6. Pika 5 e kreut II, ndryshohet, si më poshtë vijon: “Licencimi i veprimtarisë për të tri nënkategoritë, bëhet sipas grupit III”.
Licencimi i auto-shkollave, për këto leje drejtimi automjetesh 
Në aneksin I, fusha VII, “Transporti”, shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 3, të nënkategorisë VII.3 “Autoshkollë”, ndryshohen, si më poshtë vijon: 
“Autoshkollë për dhënien e lejes së drejtimit”, me kodin VII.3.A.1, ku përfshihen kategoritë e mëposhtme”:
1. Kategoria AM
2. Kategoria A1
3. Kategoria A2
4. Kategoria A 
5. Kategoria B1
6. Kategoria B
7. Kategoria BE 
8. Kategoria C1
9. Kategoria C1E 
10. Kategoria C
11. Kategoria CE
12. Kategoria D1
13. Kategoria D1E
14. Kategoria D
15. Kategoria DE 
Autoshkollë për përgatitjen e aplikantëve që kërkojnë të pajisen me Certifikatë të Aftësimit Profesional (CAP)”, me kodin VII.3.A.2, ku përfshihen kategoritë e mëposhtme: 
1. CAP për transportin e mallrave 
2. CAP për transportin e udhëtarëve
Arsimi Parashkollor (Kopsht fëmijësh)
Në aneksin I, fusha IX “Arsimi dhe shkenca”, nënkategoria IX.1.A, bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme: 
1. Pika 4, e kreut I, ndryshohet, si më poshtë vijon: “Veprimtaritë e nënkategorisë A specifikohen sipas niveleve dhe/ose profilit arsimor|:
• “Arsimi parashkollor (kopsht)”, me kodin IX.1.A.1
• “Arsimi fillor”, me kodin IX.1.A.2 
• “Arsim i mesëm i ulët”, me kodin IX.1.A.3
• “Arsim i mesëm i lartë (gjimnaz)”, me kodin IX.1.A.4
• “Arsim i mesëm i orientuar”, me kodin IX.1.A.5
• “Arsim i mesëm profesionale”, me kodin IX.1.A.6
• “Arsim i mesëm teknik”, me kodin IX.1.A.7
• “Arsim special”, me kodin IX.1.A.8
2. Pika 7, e kreut II, ndryshohet, si më poshtë vijon: 
• Licencimi i veprimtarive “Arsimi parashkollor (kopsht)”bëhet me Kodin IX.1.A.1
• Licencimi i veprimtarive “Arsimi fillor”, bëhet me Kodin IX.1.A.2 
• Licencimi i veprimtarive “Arsim i mesëm i ulët”, bëhet me kodin IX.1.A.3 
• Licencimi i veprimtarive “Arsim i mesëm i lartë (gjimnaz)”, bëhet me kodin IX.1.A.4 
• Licencimi i veprimtarive “Arsim i mesëm i orientuar”, me kodin IX.1.A.5 
• Licencimi i veprimtarive “Arsim special”, me kodin IX.1.A.8, bëhet sipas grupit III. 
Afatet dhe institucionet e e marrjes së vendimeve për licencimet në arsimin privat 
1. Institucioni tjetër është Ministria e Arsimit dhe Sportit, vendimin në emër të së cilës e merr Komisioni i Shqyrtimit të Kërkesave për Licenca dhe/ose Certifikim për Shërbimet Arsimore, i cili ngrihet dhe funksionon sipas urdhrit të ministrit. Vendimi bazohet në dokumentet provuese të licencimit si dhe në inspektimin në vend dhe vlerësimin faktik të plotësimit të kritereve përkatëse të licencimit. 

• Afati i marrjes së vendimit është 2 javë.
• Kërkesa në QKB pranohet kur ajo bëhet jo më pranë se 3 muaj nga fillimi i vitit shkollor
• Pas pikës 7, të kreut II, shtohet pika 7/1, me këtë përmbajtje: “ Licencimi i veprimtarive “Arsim i mesëm profesional”, me kodin IX.1.A.6, dhe “Arsim i mesëm teknik”, me kodin IX.1.A.7, bëhet sipas grupit III”. 
2. Institucioni tjetër është Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, vendimin në emër të së cilës e merr Komisioni i Shqyrtimit të Kërkesave për Licenca dhe/ose Certifikim për Shërbimet Arsimore, i cili ngrihet dhe funksionon sipas urdhrit të ministrit. Vendimi bazohet në dokumentet provuese të licencimit si dhe në inspektimin në vend dhe vlerësimin faktik të plotësimit të kritereve përkatëse të licencimit. 
• Afati i marrjes së vendimit është 2 javë. 
• Kërkesa në QKB pranohet kur ajo bëhet jo më pranë se 3 muaj nga fillimi i vitit shkollor”.
Licencimet për lejet mjedisore
Në aneksin I, fusha III, “Mjedisi dhe burimet mjedisore bazë”, pika 2, e kategorisë III.1 “Për ndikimin në mjedis”, ndryshohet, si më poshtë vijon: “Lejet e ndikimit në mjedis ndahen në tri nënkategori, si vijon”: 
a) “Leje mjedisi e tipit C”, me kodin III.1.A;
b) “Leje mjedisi e tipit B”, me kodin III.1.B;
c) “Leje mjedisi e tipit A”, me kodin III.1.C.”.
Sigal