Kate Upton pozon për revistën “Harper’s Bazaar”

531
E cilësuar si “Merilin Monroja e kohëve të sotme”, modelja Kate Upton ka shkëlqyer në setin e saj fotografik më të ri, të realizuar për versionin australian të revistës “Harper’s Bazaar”. Por kjo nuk është hera e parë që 23-vjeçarja amerikane krahasohet me ikonën e kinemasë, Monroe. Kopertina e revistës dhe seti fotografik është realizuar nga fotografi i famshëm Victor Demarchelier. Ndërsa 23-vjeçarja ka rrëfyer në intervistën e dhënë për këtë revistë, se di si t’i përballojë kritikat.

“Kam shumë vetëbesim dhe jam lozonjare. Sa më shumë që më kritikojnë, aq më shumë motivohem për t’ia mbyllur gojën. Njerëzit thonë shumë gjëra mizore nëpër rrjetet sociale, por unë kam arritur në atë pikë që më vjen keq për ta. Shpenzojnë shumë energji për të urryer dikë që as nuk e njohin”. Bukuroshja amerikane është gjithashtu edhe modelja më e klikuar e vitit 2014. Përmbledhja “Kërkimet e një viti” nga Google raportoi se supermodelja është klikuar më shumë se çdo vit tjetër. Edhe revista “People”, e klasifikoi si femrën me seksi të vitit 2014. Ajo njihet si modelja me forma të plota që ka rrëzuar të gjitha rregullat e botës së modës, që preferon modelet super të dobëta, duke u kthyer në një ikonë të modes së lartë.
Sigal