Kate Upton: Nga të dashurit jam tradhtuar vazhdimisht

513
Kate Upton ka zbuluar se ajo shpesh është tradhtuar nga të dashurit të saj, por zgjidhja më e mirë ka qenë largimi nga ta, dhe jo hakmarrja.
“Vazhdimisht jam tradhtuar nga të dashurit. Mendoj se çdokush në një formë apo tjetër, është tradhtuar gjatë jetës së tij. Përfundon me zemër të thyer dhe duhet ta shërosh atë. Unë personalisht mendoj se hakmarrja më e mirë është thjesht të largohesh dhe të mos humbësh kohë për ta provuar sërish me dikë i cili thjesht në aspektin emocional është i hendikepuar. 
Mendoj se nëse dikush të lëndon në atë mënyrë, nuk është detyra e jona për ta ndryshuar atë dhe nuk është detyrë e jona për të qenë atje derisa ai ta gjej vetveten dhe ta kuptosh se kush në të vërtetë është ai”, ka thënë Kate.
Sigal