Kate Moss xheloze për maresën e Victorias, ‘është martuar me David’

536
Në një intervistë të realizuar së fundmi për revistën Stylist, Kate Moss ‘i ka hapur luftë’ Victoria Beckham.
Supermodelja e pyetur se cila do të donte të ishte nga vajzat e ish-grupit Spice Girls, u shpreh: “Posh (Victoria Beckham), sepse është e martuar me David Beckham”.
Mes të tjerash 41-vjeçarja tha se jeta e saj është si jeta e një njeriu normal, i kalon netët duke bërë gjëra të zakonshme me familjen e saj.
Ajo tha se një natë tipike përfshin ‘detyrat me vajzën, darka, shohin televizor- njësoj si gjithë të tjerët’.
Edhe pse tani qarkullojnë fjalë se Moss është ndarë nga bashkëshorti Jamie Hince, kur u realizua intervista ajo tha se partneri i saj ishte ai që e telefononte me shpesh në celular. 
Sigal