Kate Middleton dhe Princi William raportohen të jenë në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Një burim ka thënë për revistën “Star”: “Kate është në hapat e para të shtatzënisë për të sjellë në jetë fëmijën e tretë”. Burimi gjithashtu ka shtuar se Kate ka mbështetjen e plotë të Mbretëreshës që të mos merret me detyrat mbretërore për të paktën dy muaj, në mënyrë që ajo ta marrë veten. Nëse ky lajm është i vërtetë, mendohet se Kate do të sjellë në jetë fëmijën e saj në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj. Ndërsa pritet që ajo ta bëjë publik këtë lajm në muajin dhjetor, në prag të vitit të ri.