Kate Hudson rrëzëllitëse në People’s Choice Awards

580
Kate Hudson ka rrezatuar në tapetin e kuq, në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve People’s Choice për 2016, në Los Angeles. Mediat e huaja e kanë cilësuar performancën e bukuroshes si “një vizion me të bardha”, teksa u shfaq plot sharm në këtë event të rëndësishëm, të cilit iu bashkuan edhe personalitete të tjera të botës së show biz-it.
Kate ishte ndër të parat që parakaloi në tapetin e kuq në “Microsoft Theater”, e veshur me një jumpsuit të bardhë bust të dizenjuar nga Stella McCartney. Veshja nxirrte në pah trupin e tonifikuar nga joga të aktores bukuroshe.
36-vjeçarja mbante veshur edhe një palë sandale satini nga Brian Atwood, të kombinuara me një çantë dore nga Jimmy Choo. Ndërsa tualeti i lehtë nxirrte në pah fytyrën e ëmbël të Kate, që flokët kishte preferuar t’i mbante të kapura.
Por në këtë eveniment moren pjesë edhe të tjerë personazhe të famshëm të botës së show biz-it, mes tyre përmendim edhe aktoret Claire Danes, Vanessa Hudgens, Julianne Hough etj.
Sigal