Kastriot Bezati/ Pusia dhe goditja për rrafshimin, shitjen apo “helmimin” e Pallatit të Kulturës “Naim Frashri” është në prag

921
Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” nuk e vranë dhe s’kanë për ta vrarë dot, as kreu i KOASH-it Hirësia tij, Anastas Janullatosi, as kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, as titullarë e këshilltarë të veçantë të ish-Bashkisë së Përmetit dhe as ndonjë deputet edhe pse këta ishin dhe janë shumë të paktë, por që e vënë kokën në jastëkun e Athinës, si dhe as nga qarqe të caktuara antishqiptare të Greqisë, sepse këtë Pallat e donte dhe e do historia e kultura e Përmetit dhe e mbrojti dhe e mbron Ligji i Shqipërisë. Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”, as tani, si dhe flitet nuk do ta vrasin apo ta mbysin dot, as përpjekjet dhe litarët e njerëzve shumë të paktë të errësirës dhe jo të dritës, qofshin këta brenda apo jashtë Përmetit, që mund te jenë edhe kuadro apo të punësuar në Bashki ose këshilltarë në Këshillin e Bashkisë së Përmetit apo edhe ndonjë deputet në Parlament apo dhe ndonjë anëtarë i Qeverisë, të cilët ndoshta mendojnë ta arrijnë tjetërsimin apo rrafshimin e pallatit sot apo dhe nesër nëpërmjet studios “Dea”, mbasi projekti i studios “Infra Consult Project” nuk e tjetërson apo rrafshon, por e ruan aty ku dhe ngrihet Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”. Kryeministri, z. Edi Rama, Këshilli i Ministrave, drejtuesi i rajonit që përfshin qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës, z. Koço Kokëdhima, Kryetaria e Këshillit, znj.Mira Habili, Këshilli i Bashkisë së Përmetit dhe deputetet e qarkut të Gjirokastrës: Vladimir Kosta, Anastas Angjeli, Vangjel Tavo, Dashamir Kamberi dhe Genci Ruli nuk duhet ta shesin dhe ta “helmojnë”, por ta mbrojnë, rikonstruktojnë e lartësojnë këtë Pallat, që mban emrin “Naim Shqipëria”, aty ku ai ngrihet dhe e ka vendin, në qendër apo zemër të qytetit të Përmetit. Rrafshimin apo shitjen e Pallatit të Kulturës “Naim Frashri” nuk do ta lejojnë qytetarët atdhetarë dhe kulturëdashës të Përmetit dhe Shqipërisë.
Më 5 maj 2015
Më 5 maj 2015, ndër të tjera, në letrën që i dërgova Kryeministrit, z. Edi Rama, që në fillim të letrës i shkruaja: “E sjell vështrimin nga Ju, nisur nga ideja… e vlerësimit të personaliteteve të Përmetit që i bëjnë nder Shqipërisë, për lartësimin e institucionit kryesor dhe të vetëm të kulturës në qytetin e Përmetit, Pallatit e Kulturës “Naim Frashri” … Qeveria e drejtuar nga Ju mendoj se duhet të shikojë mundësinë e dhënies së mjeteve financiare, së pari, për rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës “Naim Frashri”, që ngrihet në zemër të qytetit të Përmetit dhe së dyti, edhe për miratimin e fillimin e realizimit të idesë së ngritjes të “Panteonit në Natyrë të Përmetit” apo të “Parkut të Monumenteve të Përmetit”, në hapësirën përreth Pallatit të Kulturës “Naim Frashri”, në “Ballkonin natyror të Përmetit” …, ku të përfshihen edhe hapësira e Shëtitores “Odise Paskali” si dhe e Sheshit “Abdyl Frashri””. Disa ditë më vonë, më 19.05.2015, drejtoresha e marrëdhënieve me qytetarët e Kryeministrisë, znj. Ana Rafti, i drejtohet dhe u kërkon Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, dhe Nënprefektit të rrethit të Përmetit, të shqyrtonin letrën që unë i kisha bërë Kryeministrit, z. Edi Rama dhe për “konkluzionet e arritura” të njoftonin Kryeministrinë si dhe të më “sqaronin” edhe mua, por në fakt, deri më sot, jo vetëm brenda afateve ligjore, por edhe përtej këtyre afateve që cakton ligji, nga ministrja, znj. Mirela Kumbaro, nuk kam asnjë njoftim, s’jam njoftuar për asnjë konkluzion të saj, në qoftë se do të ketë arritur në ndonjë “konkluzion”, në lidhje me problemet apo çështjet që unë i ngrija Kryeministrit, z. Edi Rama, ndërsa nga Nënprefektura pata vetëm një njoftim, më 10.06.2015, nga nëpunësi Berti Nano, një njoftim i shprehur në fjalët: “Ju i keni drejtuar një letër Kryeministrit “, sikur unë nuk kisha dijeni për këtë letër (!!!) dhe nuk mu dha asnjë “konkluzion”, në qoftë se Nënprefektura do të kishte mundur të arrinte në ndonjë konkluzion, ashtu si dhe i kërkonte asaj Kryeministria.
Përse duhet të mos kthejnë përgjigje, por të heshtin Kryeministria, Ministria e Kulturës dhe Nënprefektura për Pallatin e Kulturës “Naim Frashri” dhe për idenë e ngritjes së Panteonit në Natyrë të Përmetit?
Më 22.10.2015, një TV, ndër të tjera, me titra, dha njoftimin: “Skandal korruptiv … në Përmet. Miratohet sot në Këshillin e Bashkisë së Përmetit prishja e Pallatit të Kulturës … Jepen 1 milionë euro greke (duhet të jetë nga greket) për kishën e Përmetit. Këshilli kundër projektit. Mos shkatërroni Përmetin patriot”. Të nesërmen, në gazetën “Telegraf” ndër të tjera, nga Petraq Barjami shkruhej: “Dje Këshilli Bashkiak miratoi prishjen e Pallatit të Kulturës. Aleanca Kuq e Zi thotë: Këshilli Bashkiak i Përmetit miratoi projektin Peleshi- Janullatos, i cili është pazar antikombëtar, për të prishur Pallatin e Kulturës dhe për të ndërtuar aty kishën e Përmetit. Është tashmë i ditur konflikti i hapur dhe pretendimet e kishës për të pronësuar “Pallatin e Kulturës në Përmet”. E vërteta është se më 22.10.2015 nuk u mor asnjë vendim nga Këshilli i Bashkisë së Përmetit për prishjen e Pallatit të Kulturës “Naim Frashri”. Këtë e qartësoi, po atë ditë, më 22.10.2015, në News -24 kryetarja e Këshillit të Bashkisë, znj. Mira Habili, e cila u shpreh se “S’ka asnjë vendim nga Këshilli i Bashkisë” për prishjen e Pallatit të Kulturës “Naim Frashri”. Edhe pse s’janë të vërteta si njoftimi i një TV ashtu dhe shkrimi në “Telegraf”, ato s’duhen hedhur në harresë, sepse, ndoshta në errësirë nga “Dikush” përgatitet natën pusia dhe goditja për rrafshimin, shitjen apo ‘helmimin’ e Pallatit të Kulturës “Naim Frashri”. “E keqja s’do gjë tjetër për të triumfuar, veçse indiferencën e njerëzve të mirë”, – thotë Edmund Burke. 
Në takimin konsultativ
Më 22.10.2015, në takimin konsultativ të organizuar nga Bashkia me temë, ”Përmirësime në projektin e rehabilitimit dhe rikualifikimit të qendrës së qytetit Përmet”, të drejtuar nga Kryetari i Bashkisë, z. Niko Shupuli, si dhe nga Kryetarja e Këshillit të Bashkisë, znj. Mira Habili, ku nuk morën pjesë përfaqësuesit e studios “Infra Konsultë Projekt”, por vetëm përfaqësuesit e studios “Dea”, nga kryetari i Bashkisë nuk u kërkua diskutimi dhe nuk u diskutua as për Pallatin e Kulturës “Naim Frashri” dhe as për Parkun përreth Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri” dhe në fjalën e saj, titullarja e studios “Dea”, znj. Anisa Spahiu, parashtroi vetëm projektin e studios “Dea” për Pedonalen, për kthimin në Pedonale të Shëtitores “Odise Paskali”, si dhe për Sheshin “Abdyl Frashri”, ndërsa inxhinieri Ibrahim Emiri, i cili foli gjerësisht jo vetëm për “Pedonalen” e Sheshin “Abdyl Frashri”, por edhe, siç e quajti ai, për “miniparkun” përreth Pallatit të Kulturës “Naim Frashri” dhe ngritjen e monumenteve në këtë park, për Shëtitoren “Mentor Xhemali” e Gurin e Qytetit dhe në asnjë rast nuk e përmendi Pallatin e Kulturës “Naim Frashri”. Ngrihet pyetja: përse u “mënjanua” nga diskutimi në këtë konsultë Pallati i Kulturës “Naim Frashri” nga titullari i Bashkisë dhe përse nuk u përmend por u “harrua” nga studioja “Dea” Pallati i Kulturës “Naim Frashri” (!!!).
Qeveria
Qeveria, nëpërmjet Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, në një vendim të datës 09.02.2015, ndër të tjera ka realizuar shpërndarjen e fondeve edhe për një projekt të infrastrukturës vendore, për rikonstruksionin apo dhe rivlerësimin e zonave publike në qytetin e Përmetit. Bashkisë së Përmetit, nisur nga të dhënat e gazetës “MAPO”, datë 16.02.2015, i janë dhënë 102 800 358 lekë, nga të cilat 71 960 251 lekë për vitin 2015 dhe 30 840 107 lekë për vitin 2016 për rikualifikim urban të qendrës së qytetit, fasadat, ndriçimin e lulishten e qytetit të Përmetit. Nuk i janë dhënë fonde për rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës “Naim Frashri”, edhe pse janë kërkuar nga Bashkia në formatin e aplikimit të projektit të datës 23.01.2015, ashtu sikurse i janë dhënë me të drejtë për “Muzeun e Artit Mesjetar” Bashkisë së Korçës. Nuk janë dhënë dhe nuk kishte se si të jepeshin fonde për fillimin e realizimit të idesë së ngritjes së “Panteonit në natyrë të Përmetit”, kur kjo ide nuk është ngritur as për miratim dhe as për fonde nga Bashkia e Përmetit para Këshillit të Ministrave në aplikimin e saj të datës 23.01.2015, ide e ngritur qysh më 18 dhjetor 1986 në një takim intelektualësh të Përmetit, ide e ringritur përsëri në vitet e fundit dhe e përkrahur nga Bashkia dhe për të cilën edhe është shkruar në artikullin tonë të datës 23 tetor 2013, i botuar në gazetën “Përmeti” të Nëntorit 2013, organ i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Përmeti”. Për rehabilitimin dhe rikualifikimin e qendrës së qytetit të Përmetit janë hartuar dy projekte: i pari nga studioja “ Infra Consult Project” dhe i dyti nga studioja “Dea”. Punimet filluan për realizimin e projektit të parë nga firma “Riviera” më 03.10.2015 por u ndërprenë pas disa ditësh. Projekti “Infra Consult Project” është ekspozuar me kohë në qendër të qytetit, ndërsa projekti “Dea” u diskutua në takimin konsultativ publik të organizuar nga Bashkia më 22.10.2015. 
Ecuria historike dhe planet rregulluese të Përmetit.
Përmeti si qytet ngrihet 242 m mbi nivelin e detit dhe ndodhet në bregun e majtë dhe buzë lumit Vjosa, që është jo vetëm një nga lumenjtë më të mëdhenj dhe me vlera të veçanta e të larta natyrore në Shqipëri, por edhe një nga lumenjtë më të bukur dhe më unikal në Europë. Nisur nga interesat e tyre kombëtare, shqiptarët dhe Shqipëria, kanë hedhur poshtë vendimet e projektet e grekëve dhe Greqisë, të cilët me hile dhe dinakëri përpiqen të grabisin, privatizojnë dhe vrasin lumin e Vjosës. Shqiptarët dhe Shqipëria nuk kanë lejuar dhe pranuar projektin grek të marrë më 8 korrik 2013 nga Ministria e Transportit e Ministria e Mjedisit dhe 7 ministri të tjera të Greqisë si dhe më 4 shtator 2013 nga Këshilli Kombëtar i Ujërave të Greqisë për devijimin e 77% – 80% të ujërave të lumit Vjosa për ndërtim hidrocentralesh dhe për pastrimin e pasurimin e liqenit të Janinës, të veprojnë ashtu siç kanë bërë prej kohësh kur devijuan 12% – 13% të ujërave të lumit Vjosa që mundësoi ngritjen e hidrocentralit të Pigait – “Pieos Aos” afër Metsovës të Greqisë. Devijimi i Vjosës dëmton ekosistemin dhe sjell dëme të pallogaritshme në radhë të parë ekonomike, sociale, demografike e mjedisore në zonat e Përmetit, Tepelenës, Myzeqesë e Vlorës, në gjithë Jugun e Shqipërisë. Përmeti, si trevë, në kohën antike, quhej Tryfilia dhe bënte pjesë në krahinën e Melotidës. Banohej nga fisi ilir i Parauejve, të cilët sipas historianit dhe gjeografit bizantin Stefan Bizantinasit, quheshin Parauej nga qe banonin pranë lumit Aous apo Aos, qe sot quhet Vjosa. Si njësi administrative Përmeti është krijuar të paktën në shekullin XV. Në vitet 1431 – 32 qyteti i Përmetit kishte 42 shtëpi, në fillim të shekullit XVI arriti në 136 shtëpi dhe më 1671 kishte 150 shtëpi. Shekulli XVI në mos është shekulli i rimëkëmbjes së Përmetit si qytet, ai është shekulli i lindjes së qytetit të Përmetit. Në vitet 1789 – 1820 qyteti i Përmetit qëndroi nën pushtetin e Ali Pashë Tepelenës, i cili më 1805 – 1808 ndërtoi në Bolëngë, në kodrën që ngrihet 88 m mbi e në krye të Përmetit, në vendin e mbi rrënojat e kalasë së hershme të ndërtuar ndoshta nga romakët në shekullin XI, Kalanë e Qytetit të Përmetit.
Plani i I Urbanistik i Përmetit
Në hapësirën e viteve 1805 – 1809, qyteti i Përmetit u dëmtua rëndë nga një zjarr i madh që shkrumbëzoi krejtësisht pazarin dhe pjesërisht qytetin dhe, për të kaluar këtë fatkeqësi, përmetarët mbajtën me shpenzimet e tyre një inxhinier italian, kalabrez, Mollah Sulejman, quhej thotë Pukëvili që, siç duket kishte parapëlqyer apo kishte qenë i detyruar të mbante një emër arab, i cili drejtoi rindërtimin e qytetit sipas një plani urbanistik, ndërsa më 1809 ky inxhinier, që drejtoi edhe punimet për ngritjen e Kalasë së Qytetit apo Kalasë së Bolëngës, largohet nga Shqipëria. Është ky ndoshta plani i parë urbanistik i Përmetit.
Plani i II Urbanistik i Përmetit
Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më saktësisht, më 1879, qyteti i Përmetit kishte 600 familje me rreth 3000 frymë, ndërsa më 1938 kishte 2800 banorë. Përmeti e shpalli Pavarësinë më 14.08.1912 dhe u çlirua nga nazifashistët më 13.09,1943. Në vitet e Luftës II Botërore, nga pushtuesit nazifashistë italianë e gjermanë, u dogj dhe u ridogj 4 herë qyteti i Përmetit: më 6 korrik dhe 3 nëntor 1943, më 2 shkurt dhe 13 qershor 1944, duke qenë një ndër qytetet apo vendet martire të Shqipërisë dhe Europës. Largimi i popullsisë nga djegiet bëri që qyteti i Përmetit të kishte vetëm 1647 banorë më 1945. Përmeti si qytet u rindërtua pas luftës dhe i pari plan i ri urbanistik mbas çlirimit është më 31 korrik 1946. Plani III Urbanistik i Përmetit. Në vitet 1960 – 1962 u hartua plani i ri urbanistik për qytetin e Përmetit. “Në këtë plan rregullues jepet ideja e tarracimit të qytetit në formë amfiteatri” – shkruajnë inxhinierët Spartak Janaqi dhe Ibrahim Emiri, më 08.09.1988. Pjesë e rëndësishme e këtij plani të ri rregullues ishte edhe zgjidhja e qendrës së qytetit. Në kuadrin e këtij plani të ri urbanistik u ndërtua edhe Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” sipas projektit të hartuar nga arkitektja Vasilika Cicko dhe inxhinieri konstruktor Rexhep Faja, detyrë e dhënë dhe e miratuar nga Drejtoria e Arkitekturës e Ministrisë së Ndërtimit. Puna për ngritjen e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, nisur nga projektet dhe sidomos nga listpagesat e punëtorëve për punimet e kryera në objektin e Pallatit të Kulturës, filloi më 11 prill 1961 nga Kantieri i Ndërtimit të Përmetit i ndërmarrjes së Ndërtimit Gjirokastër dhe përfundoi ditën e përurimit më 28 nëntor 1962. Punimet u kryen nën drejtimin e inxhinierit Harito Kaso dhe teknikëve Koço Labi dhe Argjir Kristulla. Plani IV Urbanistik i Përmetit. Plani rregullues i viteve 1960 – 1962 u zbatua deri në vitin 1983, vit kur lindi si domosdoshmëri rishikimi i këtij plani dhe, sipas këtij plani të ri rregullues, më 1984 u ndërtua edhe hyrja e qytetit, e cila për nga zgjidhja është me individualitet arkitektonik për qytetin, u ndërtuan sipas planit rregullues të 1983-it në vitet që pasuan edhe shumë objekte që plotësuan më mirë qendrën e qytetit të Përmetit. E bukura në arkitekturë nuk i përjashton por i përfshin ndërtesat me vlera historike, kulturore dhe atdhetare, siç është në këtë rast Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, i cili duhet të jetë pjesë përbërëse e rikualifikimit urban të qendrës së qytetit të Përmetit. Përse? Së pari. Si kemi cilësuar Pallati i Kulturës u ngrit në vitet 1961 – 1962 sipas planit rregullues të viteve 1960 -1962. U projektua, u investua dhe u ndërtua tërësisht nga themelet nga shteti në zbatim të Vendimit Nr. 69 datë 11.08.1960 të ish Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Përmetit. Në hapësirën e gjelbër, ku ngrihet sot Pallati i Kulturës “Naim Frashri” dhe përreth tij është lulishte, në vitet ’60 – ’80 të shekullit XX, kanë qenë: ndërtesa me dy kate e Bankës së Shtetit, Klubi i Pensionisteve dhe Gjuetarëve, ndërtesat me gjithsej 16 hyrje banimi për ushtarakët, Kisha e Shën Marisë së Pazarit, ndërtesa dykatëshe e Kursit të PPSH, Bar-Kafeja e Taqo dhe Sokrat Krecit dhe ndër të tjera edhe Kulla e Gjon Fushës. Të gjitha këto ndërtesa u prishën dhe u ngrit vetëm Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” dhe përreth tij u ngrit dhe u zgjerua lulishtja me te njëjtin emër : Lulishtja “Naim Frashëri”. U rrafshua gati një lagje e tërë nga plani urbanistik i viteve 1960 – 1962 për t’u ngritur si dhe u ngrit në qendër të Përmetit Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” dhe, përreth tij, u ngrit Lulishtja “Naim Frashri” , ndërsa sot, nga ndonjë titullar e këshilltar i pushtetit apo edhe deputet, si dhe nga ndonjë arkitekt apo studio, edhe pse historikisht është Pallati i Kulturës “Naim Frashri” që bëri Lulishten përreth Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, nën emrin e zgjerimit të lulishtes apo “miniparkut”, që në fakt është park, i cili, duke pasur parasysh edhe Shëtitoren “Odise Paskali”, ka gjithsej një sipërfaqe prej rreth 12 000 m2, me pretekstin e zgjerimit të këtij parku apo edhe të ngritjes së monumenteve në këtë park, të vrasin Pallatin e Kulturës “Naim Frashri”, kur historia dhe kultura i kërkon dhe i lartëson monumentet në këtë park, duke qëndruar në harmoni me këtë ndërtesë – simbol të kulturës dhe historisë me Pallatin e Kulturës “Naim Frashri” apo “Naim Shqipëria”. Është Pallati i Kulturës që ngriti Lulishten-Park për rreth Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri” dhe nuk është Lulishtja-Park përreth Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri” që ngriti Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”. 
Analogji
A mund të ngrihet sot kërkesa që, për të zgjeruar apo ngritur monumente në Sheshin “Skënderbej” apo për të zgjeruar Lulishten mbrapa Pallatit të Madh të Kulturës e Teatrit të Operës e Baletit të prishim Pallatin e Madh të Kulturës, Teatrin e Operës e Baletit apo Muzeun Historik Kombëtar (!!!).Së dyti. Pallati i Kulturës si dhe çdo institucion kulturor, si për shembull edhe teatri apo edhe muzeu, e kanë vendin në qendër të një qyteti. Si shembull është Tirana, në qendër të së cilës janë Pallati i Madh i Kulturës, Teatri Kombëtar, Muzeu Historik Kombëtar si dhe Teatri i Operës dhe Baletit. Këtë e ka vënë në dukje edhe dramaturgu dhe regjisori i njohur Mihal Luarasi, i cili është shprehur se “Teatri Kombëtar e ka vendin në qendër të Tiranës”. Edhe ne themi atë që na mëson historia e çdo qyteti: “Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” e ka vendin ku ai ngrihet, në qendër të qytetit të Përmetit”. Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” është një ndërtesë sa historike aq edhe kulturore e trevës së Përmetit. Gjatë 50 vjetëve, për gjysmë shekulli, ai nuk ka qenë vetëm për shfaqje e koncerte, por ka qenë edhe një Teatër dhe një Estradë, ku janë vënë në skenë pjesë të ndryshme teatrore dhe janë shfaqur estrada nga i gjithë vendi, ka qenë njëkohësisht edhe një Institut i Kulturës dhe Shkencës ku janë organizuar ekspozita dhe janë zhvilluar sesione, simpoziume e konferenca shkencore për ngjarje e figura madhore të historisë dhe të kulturës së trevës së Përmetit,
Sigal