Karnavalet në Rio, ngrihet skena, parada tradicionale në rrugë

798
Në Rio De Janeiro është ngritur dhe vendosur në vend edhe skena e madhe, duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për festën më të madhe kombëtare dhe botërore, për karnavalet e famshme të Brazilit, aty ku do të përformojnë për orë e ditë me rradhë shkollat më të famshme të sambës.
Është në rregull, dritat dhe muzika teksa balerinët e kërcimtarët provojnë ritmet.
Tekniku i audios, Adelson Alves tha se ka qënë një punë e lodhshme dhe e vështirë por gjithashtu shumë e bukur. Gjithçka sipas tij, edhe mikfrofonët më të vegjël janë në vendin e tyre pasi eventi madhështor do të transmetohet live në të gjithë botën.
“Mikrofonët e vegjël janë shumë të rëndësishme për të kapur edhe zërat individual, zhurmat, gjithçka të këtyre ditëve. Gjithçka do të jetë live. Tingujt që do të dalin nga këtu, do të përcillen në 178 vende të ndryshme të botës” tha Alves.
Një grup vajzash veshur me kostumet tradicionale në ngjyrë të bardhë, që quhen ndryshe “Biana” kanë vendosur të shfaqen kështu në paradë, për ti dhënë karnavaleve të këtij viti, edhe më shumë vlera shpirtërore.
“Shjpresojmë që të kemi karnavale vërtet të bardha, të shëndetshme, karnavale të dashura, me shumë dashuri, me shumë zemër”, tha Jane Geide.
E ndërsa nga Karnavalet ka mbetur më pak se një javë, 12 shkolla të sambës në Rio, do të konkurojnë në këto rrugë, për të fituar edhe titullin e karnavaleve.
Trupat e balerinëve kalojnë të gjithë vitin duke u stërvitur e duke u përgatitur për karnavalet, për të marrë pjesë në paradën që kushton multi miliona dollarë.
Grupet e sambave përbëhen nga më shumë se 5 mijë balerinë dhe muzikantë, 300 muzikantë të bandave të ndryshme ndërsa parada do të transmetohet live në të gjithë botën.
Siç e do zakoni, mijëra vetë kanë zbritur një javë përpara karnavaleve, në paradën e përvitshme në rrugë, veshur me kostume të ndryshme, shumëngjyrëshe. Në paradë morrën pjesë 35 mijë vetë, sipas bashkisë së Rio De janeiro, duke u rrotulluar përqark statujës ikonike të krishtit.
Një grup personash ishin veshur me kostumet tradicionale me ngjyrat e flamurit brazilian, duke kënduar e duke thumbuar qeverinë për dy skandalet më të përfolura të muajve të fundit, “Triplex” dhe “Petrobras”
Ndërsa një pjesëmarrëse, Paula Gomes, merrte pjesë në paradë e veshur me një kostum olimpik.
“Jemi shumë të lumtur sepse 2016 është viti i lojërave olimpike. Ndaj jemi futur që tani në shpirtin e festës” tha Gomes.
Kjo paradë është vetëm 1 ndër 59 festat zyrtare kombëtare që do të pushtojnë rrugët e Rio De Janeiros gjatë periudhës së karnavaleve, që do të nisin zyrtarisht më 5 shkurt.
Për Solange Silva, rrugët janë skena më e mirë.
“Do të jetë shumë bukur këtu, ndoshta kjo është mënyra më e mirë për të festuar sepse edhe kontakti personal është më i ndjeshëm” tha Silva.
Sigal