Karikim telefoni ekspres. Shpiket bateria që karikon në vetëm pesë minuta

624
Zbulimi i një baterie të re do t’i japë fund lënies së telefonit tuaj në karikim përgjatë gjithë natës . Një firme izraelite pretendon se do të hedh vitin që vjen në treg bateri që mund të mbushen në vetëm pesë minuta. Firma Storedot me qendër në Tel Aviv deklaron se do të fillojë prodhimin e FlashBattery. Drejtori i firmës teknologjike i tha BBC, se “ata do të bëjnë të mundur karikimin e një smartphoni në pesë minuta.’ Ai bëri të ditur se “kjo teknologji është një projekt pilot i dy prodhuesve aziatik të baterive dhe se drejt ‘prodhimit masiv’, do të shkohet në tremujorin e parë të 2018. Në faqen e saj kompania izraelite shkruan se FlashBattery StoreDot – është një bateri e karikimit të menjëhershëm – Shërben si sfungjer shumë i dendur i energjisë që thith fuqi të mjaftueshme në vetëm 5 minuta, duke e ruajtur atë për një ditë të tërë. Është e përshtatëshme për smartphones, tableta dhe laptopë. FlashBattery gjithashtu përfshin FlashCharger ™, të disponueshme në versione xhepi dhe makina. Vetëm disa ditë më parë, firma demonstroi një bateri radikale “ultra-fast-charged”, duke pretenduar se mund të karikojë një makinë elektrike në vetëm pesë minuta. Sipas kompanisë bateria e elektrike e makinave është planifikuar të prodhohet në vitet e ardhshme.
Sigal