Kanye West dhe Kim Kardashian planifikojnë një film për jetën e tyre

517
Të famshmit Kanye West dhe Kim Kardashian janë duke planifikuar të bëjnë një film për jetën e tyre. Sipas Daily Star, një zyrtar i kompanisë filmike “Universal” ka thënë se ky film mund të ketë sukses sa i përket shikimeve, por jo se do të ketë ndonjë vlerë të madhe artistike.
“Dyshoj se jemi duke folur për një film që meriton ndonjë çmim Oscar, por me 45 milionë ndjekës që kanë në Twitter, ata garantojnë sukses në arka filmike”, ka deklaruar ai.
Nuk dihet se kur do të nisë aventura e re e Kanye dhe Kim, pasi ata janë në pritje të fëmijës së dytë. Sipas gazetës, tri kompani të mëdha filmike janë duke garuar për filmin e çiftit të famshëm.
Besohet se Kim Kardashian kërkon që në rolin e saj të jetë Christina Hendriks ose Sofia Vergara, ndërsa Kanye kërkon Terrence Howardin që ta portretizojë atë.
Sigal