Kantautorja Bebe Rexha, ylli i mbrëmjes – Mahnit skenën e MTV EMA-s

491
Sigal

SHBA – Kantautorja shqiptare Bebe Rexha ka qenë mbrëmjen e djeshme ylli i ceremonisë së ndarjes së cmimeve MTV Europe Music Awards.

Ajo ka kandiduar në tre kategori, si Best New, Best Push dhe Best Look si dhe ka përformuar një sërë hitesh duke përfshirë edhe këngën e saj më të re I Got You.
Mediat e huaja kanë sjellë momentet më të mira të kantautores me origjinë shqiptare gjatë ceremonisë së rëndësishme të mbajtur në Holandë.
Ndër të tjera nënvizohet fakti se këngëtarja ka realizuar një sërë hitesh për Iggy Azalea, Pitbull, Tinashe, Eminem dhe Rihanna, Selena Gomes Etj.