Kandidati i PS Fadil Nasufi, xhambaz i “blerjes” dhe abuzimit me votat e romëve të Beratit

626
Stilian UZNOVA

Foto-skandal nga krimi shtetëror elektoral 
BERAT/ Kandidatit i “Rilindjes” Fadil Nasufi, xhambaz i blerjes së votave prej romëve
• Njëri është shitësi që e po shet votën si hallexhi, ndërsa tjetri është blerësi që po e blen si batakçi ! 
Një kandidat i “Rilindjes” në Berat, ka dalë prej ditësh në pazar dhe po mbush “zymbylin” (çantën) me vota. Kjo fotografi ka dy personazhe në dy pozicione të ndryshme: Njëri është shitësi që e po shet votën si hallexhi, ndërsa tjetri është blerësi që po e blen votën si batakçi ! 

Ky “qimja” (siç e quajnë beratasit) që shikoni në këtë fotografi, quhet Fadil Nasufi, kandidat për deputet i “Rilindjes”, ish-deputet i PPSH në 31 mars 1991, ish-kryetar bashkie për 3 mandate radhazi deri para dy vitesh, kur “Rilindjen” e nxori me votëbesim total nga bashkia e re e qytetit, kandidati i LSI-së. Deri para 1 muaji, “qimja” ishte Prefekt i Qarkut të Beratit. Fotografia që ka publikuar vetë është një prej fotove të “albumit” të tij të blerjes së votave në çdo fushatë zgjedhore lokale e qendrore për llogari të pushtetit të PS e tashmë të “Rilindjes”! Me djallëzinë e tij të mirënjohur e të sprovuar prej “skuthi”, kandidati i “rilindur” Fadil Nasufi, këto ditë fushate elektorale i është rikthyer zanatit të vjetër të “peshkimit” të votave të romëve e egjiptianëve, por edhe të banorëve të varfër të zonës, duke iu qepur atyre si… Fadili “pas këpucës” jo për t’u zgjidhur hallet, por të blerë votat e tyre! Fotografia krahë-qafë me këtë rom të nderuar dhe “darovitja” e hedhur mbi tavolinë, tregon qartë faktin, blerje e votës nga njerëzit në hall ekonomik, duke i joshur me ndonjë qindarkë, që “usta Fadili” nuk e ka nxjerrë nga kasaforta sekrete e tejmbushur që ka brenda vilës së tij luksoze, por nga llogaria e financuesve ilegalë të “Rilindjes”, të cilët Fadili ka ditur t’i “respektojë” në detyrë që ka pasur, sidomos në bashki, por ka zëra që thonë se janë edhe “çeqe” të biznesit të saj bimës jeshile që shefat e Rilindjes dhe të policisë së Beratit e lanë të bëhej “rrap e pyll”! 

Ndërsa ky flokëziu i moshuar me kapele, të cilit kandidati “babaxhan” Fadil Nasufi i ka shkuar në shtëpi dhe i ka hedhur dorën në qafë “si vëlla”, thuhet se është një banor i komunitetit rom në Berat, me të cilin kandidat Fadili ka zhvilluar “një takim pune votash”, për të zbatuar porosinë e “krye-timonierit” të tij, për garantimin e marrjes së “timonit vetëm” në qeverisje. Kandidat Fadili, ka pozuar “i ulur gju më gju” me popullin” që do të votoj më 25 qershor. Nuk e dimë, nëse këtë fotografi e ka bërë për t’ia dërguar qendrës së “Rilindjes” si provë bindëse, për të treguar punën e madhe që ai po bënë për blerje votash në Berat si në çdo proces zgjedhor, por duket qartazi, që kjo fotografi “historike” nga “fronti i blerjes së votave” është bërë, pasi mes hallexhiut dhe kandidatit xhambaz është rënë dakord për pazarin, duke bërë edhe pagesën paraprakisht, të cilën sipas zakonit të blerjes ë votave në çdo proces zgjedhor, Fadili e ka lënë burrërisht mbi tavolinë, ë ta shikojnë edhe hallexhinjtë e tjerë dhe të dynden për shitjen e votës me atë çmim që ka caktuar “Rilindja”…, blerje që Fadili ua thotë me shprehjen popullore: “Pak, pak, por s’është pa gjë”! 
Sigal