Kamera speciale në cepin e tarracës së kryeministrisë, prej 68 ditësh vrojton cilët shkojnë tek çadra e PD

651
Vjollca KUTA

Punë (koncesione) dhe vigjilencë 
Një punonjës sigurie, që shërben në mjediset e jashtme të kryeministrisë, na dha një fakt, që nuk duhet trajtuar me të qeshur, por duhet vlerësuar si tregues i tronditjes së rendë psikike deri në makth paniku ëpr ikjen e pushtetit, në të cilën është zhytur kryeministri Rama pas 18 shkurtit 2017, kur bulevardi kryesor i Tiranës u mbush me aq shumë manifestues opozitarë “anti-Rilindje”, sa nuk ishin mbledhur as në manifestimin e parë “anti-PPSH” që u bë në sheshin “Skënderbej”, ditën e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Xhejms Bejker, më 22 qershor 1991! Sipas informacionit që na dha punonjësit i sigurisë, thuhet se kreu i “Rilindjes”, fill pas nisjes së punës për ngritjen e çadrës së PD, ka urdhëruar montimin e një kamere speciale, në cepin e tarracës që është përballë hyrjes së çadrës së PD. Kjo kamera vrojtimi e regjistrimi ka si objektiv filmimin tek hyrja e çadrës. Ajo regjistron “non-stop” ditë e natë. Gjithë filmimet, përcillen në një ekran personal të një dhome të veçantë që kryeministri ka krijuar dhe mobiluar në selinë e kryeministrisë me komunikim me zyrën e tij kryeministrore. Po kështu, pamjet përcillen edhe tek qendra “Fuga”. Kjo kamerë nuk dallohet me sy të lirë, mbasi është me ngjyrë të bardhe dhe e montuar brenda strukturës së parapeti të tarracës së godinës së kryeministrisë. Ky përgjim nuk bëhet për të parë se kur shkojnë në çadër drejtuesit e PD, por për të zbuluar se mes në çadër, hyjnë natën edhe individë që janë pjesë e ‘rilindjes” apo e atyre që kryeministri i ka joshur me poste, me tenderë e shpërblime të tjera. Sipas informacionit, gjithë pamjet e regjistruara shikohen dhe seleksionohen e montohen ato pamje që kanë lidhje me “armiqtë: e tradhtarët”, duke krijuar një “dokumentar” që i paraqitet kreut të “Rilindjes”! Flitet se ka ka pamje që e kanë futur në stres krye-rilindësin, i cili prej 68 ditësh përgjon me kamerën majë kryeministrisë, nën moton “Punë (koncesione) dhe vigjilencë”!
Sigal