Kadare, vargje dhe tregime për vigjilencën në kufi

588
Sigal

Para viteve’90,
çështja e mbrojtjes së kufijve, zbulimi, kapja, asgjësimi dhe demaskimi në
popull, nëpër gjyqe popullore dhe në revistat e ushtrisë popullore, bëheshin me
bujë të madhe. Nuk mungonin as tregimet, novelat, romanet, filmat dhe
dokumentarët që propagandonin mbrojtjen e kufirit. Kësaj propagande nuk i ka shpëtuar
as shkrimtari dhe poeti i mirënjohur Ismail Kadare. Nëse shfleton krijimtarinë
e tij, të përpara viteve 1990, lexon poezi për mbrojtjen e kufijve nga oficerët
dhe ushtarët vigjilentë, të cilët nuk mbyllnin në sy në vijën dhe piramidat
kufitare me “germat  e arta RPSSH”! këto
poezi janë botuar në ish-revistat dhe gazeta e ish-ushtrisë popullore “për të
ngritur më lart vigjilencën revolucionare në kufi e për të dhënë jetën në mbrojtje
të kufijve të shenjtë të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Ky
frymëzim gjendet në poezitë e shkrimtarit Ismail Kadare.