Kadare: Shqiptarët më afër Europës

536
Sipas shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, shqiptarët janë më afër Europës se kurrë. Kadare ka shkuar në Kosovë me mesazhe optimiste. Ai ka kujtuar Kosovën që njohu më shumë se gjysmë shekulli më parë. Atë nga këndvështrimi i poetit Azem Shkreli, emrin e të cilit e mban manifestimi që e ka sjellë të premten mbrëma në Pejë. Në mbrëmjen e parë të edicionit XIV të takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”, Kadare ka qenë protagonisti kryesor në skenën e kinoteatrit “Jusuf Gërvalla”. Ai u prit nga shumë qytetarë që kishin mbushur sallën e këtij objekti kulturor, për ta parë e takuar nga afër kolosin e letrave shqipe. Në mesin e të gjithë te pranishmeve ishte edhe vajza e Azem Shkrelit, Aida, e cila kishte ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Kanadaja.
Sigal