Justin Bieber shkel çdo kufi, përplas fotografin me makinë!

579
Edhe këtë nuk e kishte bërë ndonjëherë!

Ylli i muzikës pop përplasi në mënyrë aksidentale një fotograf me fuoristradën e tij mbrëmjen e djeshme në Los Angeles. Këngëtari 23 vjeçar u pikas duke ndihmuar personin që të ngrihej pasi ai u rrëzua në tokë si pasojë e incidentit. Pamjet tregojnë fotografin 57 vjeçar të shtrirë në tokë duke mbajtur këmbën e tij ndërkohë që këngëtari fliste me policinë dhe personat e pranishëm. Bëhet me dije që në timon ishte pikërisht Justin dhe jo ndonjë shofer tjetër, duke e kthyer kështu kanadezin në shkaktarin kryesor të ngjarjes së pakëndshme. Pavarësisht se në fillim po qante nga dhimbjet, fotografi me shaka i tha Bieber-it se ishte në rregull, ndërsa ky i fundit priti përkrah tij deri sa erdhi policia. 


Sigal