Justin Bieber dhe Selena Gomez do të ribashkohen këtë javë

652
Nuk është pikërisht ajo që fansat e tyre po shpresojnë, por Selena Gomez dhe Justin Bieber do të ribashkohen javën e ardhshme në një seancë gjyqësore që nis në 16 shkurt. Çështja ka të bëjë me një incident që ndodhi në 2012 kur fotografi Jose Duran pohoi se Justin e goditi pasi ai iu afrua pranë tij kur ishte me Selenën.

Është e rëndësishme të thuhet se policia nuk gjeti asnjë provë fotografike të Justin duke sulmuar Duran megjithëse atë ditë kishte shumë paparacë në skenë. Seanca do të mbahet në Los Angeles në Gjykatën e Lartë dhe do të zgjasë 4 ditë. Ajo është shtyrë disa herë por sipas raportimeve gjykatësi bëri të qartë se Bieber dhe Selena nuk mund ta shmangin më, shkruan Teen Vogue.
Sigal