Justin Bieber dhe Kourtney Kardashian?

633
Pas disa takimeve, motra e madhe e Kim, Kourtney Kardashian është fotografuar nga paparacët teksa largohej në mëngjes nga hoteli ku rri pop star-i kanadez, Justin Bieber. Mediat amerikane shkruajnë se Bieber iu ka thënë lamtumirë vajzave të reja pasi tashmë po tërhiqet nga gra më të mëdha se ai në moshë. Prej muajit tetor, paparacët e kanë fotografuar këngëtarin në shoqërinë e 36-vjeçares, Kourtney Kardashian, motra e të famshmes Kim. Por kjo nuk është hera e parë që çifti janë fotografuar së bashku. Ndërsa mediat shkruajnë për një lidhje të mundshme mes tyre, Justin ka postuar në Instagram një fotomontazh me një grua misterioze, të cilën e ka mbuluar me trup të shoqëruar edhe me shënimin “Zoti e di!”

Kourtney, më e madhja e motrave Kardashian, u fotografua nga paparacët teksa dilte nga “Montage Beverly Hills”, i njohur ndryshe edhe si hoteli i Bieber-it. Ndërsa më herët ata ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit në një klub nate në lindje të Hollywood-it, në Los Anxheles. Ylli kanadez i pop-it nuk e konfirmon por as nuk e mohon lidhjen me 36-vjeçaren, nënë e tre fëmijëve. 21-vjeçari përveç këngëtares Selena Gomez, ka qenë në një lidhje edhe me një tjetër nga motrat Kardashian, me modelen bukuroshe Kendall. Megjithatë çështjet e tradhëtisë nuk përbëjnë më lajm për familjen e famshme.
Sigal