Juliana Pasha: Ndoshta jam nostalgjike më shumë se ç’duhet, por dua të ndërtoj botën time, ashtu siç e jetova në ëndërr

850
Sigal

Juliana Pasha: Ndoshta jam nostalgjike më shumë se ç’duhet, por dua ta ndërtoj botën time, ashtu siç e jetova në ëndërr

Juliana Pasha, është një ndër këngëtaret më të dashura, e cila rrëmben zemrat e publikut me zërin e saj dhe bën që këngët e saj të bëhen refren lumturie e gëzimi. Juliana Pasha, në intervistën për gazetën “Telegraf” na rrëfen botën e saj të brendshme.

Nëse s’do ishit këngëtare çfarë do të ishte bërë Juljana Pasha?

– Që në fëmijëri dy kanë qenë profesionet që kam dëshiruar. Artiste si mami ose doktoreshë si babi.

-Besoni në dashurinë me shikimin e parë?

– Sigurisht që besoj. Por për mua takimi me dashurinë ka qenë më shumë sesa me shikim të parë, ishte me dëgjim të parë.

– Cila është dashuria juaj më e madhe?

– Familja ime!

– Sipas mendimit tuaj, ka caqe dashuria?

– Besoj se unë nuk kam dhe nuk njoh ende limit në dashurinë e madhe, në dashurinë e jetës sime dhe jo vetëm për momentin nuk mundem ta imagjinoj si mund të jetoj një ditë të vetme pa Altinin. Për mua është frymëmarrja ime, fryma, shpirti nuk ka limite.

-Po nëse flasim për fobitë, cilat janë ato më të mëdhatë që kini ende?

-Lartësia dhe errësira e detit. Nuk më pëlqejnë vendet e larta dhe i evitoj shpesh. Ndërsa në det mundohem gjithmonë të mos e kaloj kufirin ndarës midis ujit të qartë dhe të erret. E kam pasur frikë që fëmijë.

-Cila është marrëzia më e madhe që kini bërë?

– Kur kam qenë fëmijë kisha dëshirë te prisja flokët, por mamaja nuk më linte. Një ditë mora gërshërët për të provuar të prisja balluket dhe pas 20 minutash dal nga tualeti me flokët e prerë shkallë shkallë. Një tmerr i vërtetë.

– Cila ka qenë dhe mbetet sakrifica juaj më e madhe në jetën e përditshme dhe në atë artistike?

– Nuk kam qenë asnjëherë para dilemave të mëdha që për pasojë të kërkonin sakrifica, prandaj them se koha për sakrifica nuk ka trokitur tek unë, thjesht nuk ka ardhur ende. N- Nuk kam qenë asnjëherë para dilemave të mëdha që për pasojë të kërkonin sakrifica, prandaj them se koha për sakrifica nuk ka trokitur tek unë, thjesht nuk ka ardhur ende. Besoj se, ndoshta mund të ishte një zgjidhje mes familjes dhe muzikës, por jam e bindur se do të zgjidhja rrugën e duhur, ndaj nuk do e quaja sakrificë. Se cilën do zgjidhja mbetet për t’u parë kur të vijë momenti. Nëse flasim në potencë, ndoshta mund të ishte një zgjidhje mes familjes dhe muzikës, por jam e bindur se do të zgjidhja rrugën e duhur, ndaj nuk do e quaja sakrificë. Se cilën do zgjidhja mbetet për t’u parë kur të vijë momenti. .

– Ju shoh se keni në dorë lule, çfarë simbolizojnë për ju lulet?

– Mendoj se lulja është një mënyrë për të shprehur simpatinë, ndjenjën e mirënjohjes nga njëra anë dhe nga ana tjetër në jetë dhe art simbolizon delikatesën, bukurinë dhe aromën e një gruaje prandaj dhurohet dhe konsiderohet shpeshherë si një simbol dashurie.

– Në jetë parapëlqeni të thurni plane, cilat kanë për ju parësi planet afatgjata apo ato afatshkurtra?

– Pa dashur t’i ndaja them se jam për planë që shkojnë drejt një realizimi dhe jo për plane që mbeten shpeshherë vetëm në mendje.

– Cila është gjëja e parë që, të vjen në mendje sapo hap sytë në mëngjes?

– Përgjithësisht jam tip i ekuilibruar dhe kam një jetë të qetë. Edhe gjumin e kam të tillë, po në ëndërr jam princesha e përzgjedhur e njerëzve të mi të dashur. Dua të jetoj akoma ëndrrën edhe në botën që na rrethon. Dhe përpiqem, që të ndërtoj botën time, ashtu siç e jetova në ëndërr.

– Çfarë kujtimi ruan ende nga pushimet më të bukura?

– Besoj se pushimet që kam kaluar me familjen në fëmijëri do mbeten gjithmonë në kujtesën time. Nuk ishin plazhet më të bukura, as hotelet më të shtrenjta, por mënyra se si prindërit e mi përkushtoheshin që të na dhuronin çdo vit një kohë të bukur me familjen, edhe pse mundësitë ishin të vogla. Ndoshta jam nostalgjike më shumë seç duhet për fëmijërinë.

Udhëton shpesh?

– Më tepër gjatë sezonit veror me bashkëshortin.

– Sa xheloze është Juli?

– Mendoj se xhelozia vjen si pasojë e një pasigurie tek njeriu. Unë ndjehem e sigurt në krah të Altinit, ndaj besoj se nuk jam xheloze.

– Shpenzon shumë për veshje?

– Në përgjithësi shpenzoj për daljet skenike më tepër sesa për përditshmërinë.

-Çfarë të nervozon më shumë?

– Skenën e dua më shumë por tensioni para se të dal edhe më nervozon më tepër se çdo gjë tjetër.

 – Si e ndan kohën, midis familjes, punës dhe shoqërisë?

– Është fat i madh për mua që t’i kem edhe punën edhe familjen së bashku gjithmonë. Fakti që si bashkëshorti apo edhe vëllai im janë muzikantë e, gjithashtu, pjesë e band-it tim ma bën më të lehtë çdo gjë.

 – Nga ana profesionale ndihesh e plotësuar?

– Ndihem e plotësuar profesionalisht, pasi kam gati 20 vjet në skenë. Kam 20 vjet që këndoj live me band-in tim i kam pasur mbështetje në çdo fazë të rritjes sime profesionale. Atë që shumë këngëtarë po mundohen ta realizojnë këto vitet e fundit duke krijuar band-in e tyre muzikor, unë e kam pasur që në fillimet e karrierës sime, kjo falë bashkëshortit tim Altinit.

– Si e imagjinoni Julin, pas 10 vitesh?

– Sigurisht ende në skenë, deri kur të mos kem më zë për të kënduar.

– Koha rrjedh bukur në botën e muzikës, si janë 7 ditët e javës së Julianës?

– Janë 7 ditë që kalojnë shumë shpejt, sa ndonjëherë më duket sikur është gjithmonë e premte, e shtunë, e diel.

 Intervistoi Era Çela