Ju tregoj dy çmimet e fundit, si Sozi dhe këngëtare amatore në Itali

44
Albert Z. ZHOLI
Flet Lume Hoti, (Cota Luna) gruaja shqiptare që u bë sozia e Claudia Cardinales 
Ishte 27 korrik 1997 kur ajo u largua në ditët më të vështira nga Shqipëria. Vendosi të largohej drejt Italisë. Ishte në momentet e mjerimit. Bashkëshorti nga varfëria dhe pse ishte njeri i mirë filloi të pinte më shumë. Jeta në varfëri ishte bërë e padurueshme. Kështu me disa mikesha të saj siguroi lekët dhe me gomone në mënyrë klandestine shkoi në Itali. Konkretisht në Bari. Ikja me gomone ishte një aventurë e paimagjinueshme. Në vend ta bënte një burrë, e bëri ajo. Në vitin 2011, rastësisht u takua me znj. Miranda Giuffre, Sozinë zyrtare të Liz Taylor e cila ishte në Sanremo. Ajo ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivalit më të mirë në botë Sanremos. Një mbrëmje teksa dilte nga Festivali po binte shi, znj. Miranda Giuffre ishte e papërgatitur për këtë situatë. U ndodh afër saj me çadër dhe i ofroi ndihmë. Ajo e pranoi me dëshirë ndihmën Luna e çoi deri tek hoteli ku kishte prenontuar. Kur do ndaheshim ajo e shikonte me vëmendje të madhe. Shikimi i saj shprehte habi. Pastaj me zë të plotë i thotë se ajo i ngjante shumë artistes së madhe Claudia Cardinale (Klaudia). Luna shtangu, Nuk e besoi. Kur do largohej znj. Miranda Giuffre i jep numrin e telefonit dhe e ftoi në Agjencinë e saj në “Fans Klab” Milano.

Ju sërish morët pjesë në “Festivalin e Sozive” dhe sërish fituat çmimin “Sozia e Claudia Kardinales”?
Çdo vit në Sanremo në ditët që zhvillohet Festivali i muzikës, më i bukuri në botë, zhvillohen aktivitete të ndryshme dhe koncerte. Një ndër aktivitete më të bukura është edhe ai “Festivali i Sozive” ku femra të ndryshme fitojnë titullin si Sozi e personaliteteve të muzikës, artit, kulturës. Në këtë event fitova sërish çmimin si Sozia e Claudia Kardinales. Ky çmim jepet në kuadrin e Aprovimit të Kalendarit Botëror Zyrtar të Sozive Italiane që reklamohet në të gjitha mediat prestigjioze italiane. Në këtë event unë mora pjesë në kuadrin e Festivalit Sanremo 2018, ku mora pjesë të dyfishtë edhe në Kalendarin zyrtar.

Po në eventin e dytë?
Në eventin e dytë mora pjesë në një konkurs shumë të rëndësishëm që ishte surprizë për mua nga organizatorët, të cilët ishin këngëtarë, regjisorë ku mua më ftuan si artiste e duhet edhe të këndoja, d m th një konkurs i gjithanshëm, ku unë fitova çmimin e parë. Pas çmimit erdhën për intervistë disa televizione, madje një intervistë e dhashë edhe për ‘Zërin e Amerikës’.

Çfarë kënge këndove në këtë konkurs miks?
Kënga që unë këndova ishte “ Guarda che Luna” ku çmimin ma dhanë mes një ambienti festiv që nuk e kisha imagjinuar. Pas çmimit m’u afruan shumë regjisorë filmash, të cilët më ftuan të jem si figurante. Këto ftesa për figurantë nuk vijnë rastësisht, por janë pjesë e një konkursi që duhet ta fitosh me pikë të larta, të cilat unë i fitova në “Cine Cita Rome” edhe në Milano ku unë pata nderin të jem e ftuar në “Mediaset Canale 5” në Romë me rolin e një nëne me veshje tradicionale shqiptare. Ky rol ishte përgatitur enkas për mua dhe e luajta me shumë përkushtim dhe dëshirë.

Një vit që po fillon mbarë?
Po. Ky vit filloi më dy çmime shumë të rëndësishme të jetën time artistike e para si “Sozia e Claudia Cardinales” në Botë, çmimin e këngës për amatorë. Tani së afërmi kam dhe një surprizë në Torino ku më telefonuan për pjesëmarrjen në një film italian ku do jem më shumë se figurantë.

-Keni një foto shumë shprehëse me veshje karakteristike të karnavaleve të Venecias, ishe e ftuar në një event tjetër?
Kjo foto me veshje të karnavaleve është e Venecias dhe është viti i dytë që kisha marrë pjesë në festën e Karnavaleve Botërore në Piaza San Marco të Venecias. Në këtë festë të mirë organizuar unë përfaqësoja Shqipërinë në përbërje të grupit të Napolit , pasi aty më caktuan të përfaqësoja vendin tim. Në festivale, konkurse apo dhe në sfilata të tilla, është shumë e vështirë të jesh pjesë, pasi ka kërkesa të mëdha dhe shumë specifike, të cilat unë i kam kaluar me sukses.

(Shënim: Fotot me çmime e mikrofon janë të Sanremos)