Ju shqetësojnë rrudhat? Hani këto 8 ushqime dhe do dukeni 10 vite më të rinj

561
Mosha është vetë një numër, por të ndihesh më i ri mund t’ju ndihmojë të mbani një shkëlqim rinor dhe një shpirt aventuresk. Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shendetin tonë, në jetëgjatësi dhe në lëkurë. Ja të ushqimet anti-plakje që mund t’ju ndihmojë të mbani lëkurën tuaj më të re dhe më të bukur.
1-Manaferrat 
Manaferrat përmbajnë antioksidantë që parandalojnë ose vononjë dëmtimin e qelizave. Ato gjithashtu kanë fuqinë për të reduktuar ënjtjen dhe dhimbjen. 
2-Avokado 
Avokado është një superfrut që përmban yndyrna të shëndetshme. Të hash vetëm një avocado në ditë, mund të zvogëlojë nivelin e kolesterolit tuaj dhe të ndihmojë në procesin e rigjenerimit të lëkurës. Avokadot i japin trupit tuaj Vitaminën C, kalium, dhe antioksidantë të cilët mund të ndihmojnë që lëkura juaj të jetë më e re dhe më e shëndetshme.
3-Agrumet 
Ju ndoshta e dini se frutat agrume janë një burim kryesor i vitaminës C. Ata gjithashtu përmbajnë acid folik. Portokalli i kuq, portokalli dhe agrumet e tjera ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe acidit uric në gjak. Konsumimi i tyre rregullisht ndihmon në parandalimin e problemeve të qarkullimit të gjakut.
4. Domatet 
Domatet janë të mbushura me vlera ushqyese. Përmbajnë vitamina A, vitamina C dhe acid folik. Antioksidanti “Lycopene” që gjendet te domatja, mbron lëkurën kundër rrezatimit ultraviolet dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe infektive.
5-Shafrani indian 
Përdorimi i shafranit indian po rritet çdo ditë e më shumë, për shkak të benefiteve të mrekullueshme shëndetësore që ka. Është efektiv kundër kancerit dhe sëmundjeve inflamatore. Ndikon ndjeshëm në procesin e plakjes, ju jep energji dhe ju ngre humorin kur jeni të stresuar.
6-Karrotat 
Ndoshta e keni dëgjuar se karrotat janë të mira për sytë, por kanë edhe shumë benefite të tjera shëndetësore. Beta-karotene e përçonm vitaminën A në trup. Ajo ndihmon retitën dhe pjesët e tjera të syrit të funksionojnë pa problem. Gjithashtu mbron lëkurën nga rrudhat e parakohshme.
7-Hudhra 
Era juaj e gojës pasi hani hudhër nuk është e këndshme, por t’ia hedhësh atë ushqimete ka shumë benefite shëndetësore. Hudhra përmban anti-bakterialë, balancon nivelin e kolesterolit, pëmirëson qarkullimin e gjakut, dhe zvogëlon rrezikun e kancerit. Kjo erz është një supershushqim anti-plakje.
8-Çokollata e zezë 
Më në fund një arsye e mirë për ngrënë çokollatë! Çokollata e zezë përmban antioksidantë që ndihmojnë lëkurën tuaj nga dëmtimi prej rrezeve ultraviolet dhe hidraton lëkurën. Vetëm sigurohuni të hani çokollata cilësore.
Sigal