Jon Snow ringjallet në serinë e 6-të të “Game of Thrones”

556
Saga e famshme mesjetare “Game of Thrones” është e njohur për një fund ndryshe nga filmat klasikë, ku heronjtë triumfojnë. Tek “Game of Thrones” personazhet udhëheqës dhe me karaker të fortë në fund vdesin. Dhe ky ishtë edhe fati i Jon Snow, personazhi i preferuar i shumë adhuruesve të sagës, i cili ves i përgjakur në fund në pjesës së pestë. Një tjetër karakteristikë e sagës mesjetare është se në çdo seri vijnë personazhe të rinj dhe të gjithë pasi bëhën të dashur për publikun, ne fund vdesin.

Por, në pritje të serisë së gjashtë të “Game of Thrones”, pritet një surprizë për të gjithë fansat. Në faqen zyrtare të sagës në Twitter u shfqa një poster ngacmues që të lë të kuptosh se Snoë do të ringjallet. Sezoni i gjashtë që transmetohet në HBO do të nisë të shfaqet në prill të 2016. Kjo është hera e parë që njoftohet zyrtarisht fati i një personazhi, i interpretuar nga aktori britanik Kit Harington, për seritë e ardhshme televizive dhe fansat e filmit e kanë pritur shumë mirë këtë lajm. Twitteri i “Game of Thrones” është shpërndarë më shumë se 35.000 në tre orët e para.

Filmi fitues i çmimit “Emmy” bazohet në librat e George R. R. Martin “A Song of Ice and Fire”, një histori epike që tregon luftën e 7 mbretërive për Fronin e hekurt. Ky është seriali televiziv më indjekur në HBO me rreth 20 milionë shikues. Fansat prej kohësh kishin nisur të spekulonin mbi fatin e Jon Snow, në seritë e ardhshme, por HBO kishte arritur gjithmonë të evitonte një përgjigje, deri sabëri publik posterin. Jon Snow është djali i paligjshëm i Ned Stark, i cili u ekzekutua në sezonin e parë. Komandanti Snow ishte personazh në 5 seritë e sagës së epike, deri në momentin që miqtë e tij e tradhëtuan dhe e qëlluan me thikë. Ndërsa tanimë duket se një mister ka mbuluar fatin e Snow i cili pritet të ringjallet në serinë e gjashtë. Fundi i tij tragjik nuk u prit mirë nga fansat, për këtë arsye erdhi edhe rikthimi i tij nga bota tjetër.
Sigal