Jolie dhe Pitt: Për hir të fëmijëve...

Mbrëmjen e djeshme, Angelina Jolie dhe Brad Pitt publikuan deklaratën e parë të përbashkët pas hapjes së procedurave të divorcit. Të dy aktorët thonë se për hir të fëmijëve, kanë rënë në një marrëveshje për të mbajtur të fshehtë se çfarë ndodh me divorcin e tyre.

"Palët dhe përfaqësuesit e tyre nënshkruan marrëveshjen për të ruajtur të drejtat e privatësisë së fëmijëve dhe familjes, duke i mbajtur të fshehta të gjitha dokumentet e gjykatës, duke vijuar me një gjykatës privat që të marrë vendimet e nevojshme ligjore dhe për të lehtësuar nxjerrjen e përfundimeve për çdo çështje që mbetet", shkruhet në deklaratë.

"Prindërit janë të vendosur të veprojnë si një front i bashkuar për të ndihmuar rikuperimin dhe riunifikimin".