Johnny Depp nxjerr në shitje…një fshat në Saint Tropez

524
Johnny Deep ka nxjerrë në shitje fshatin që kishte në pronësi në Francë për një çmim fare modest . Ylli i Piratëve të Karaibeve ka vendosur të heqë dorë nga prona e tij prej 11 mijë metrash katrorë “Plan de la Tour”, 27 kilometra larg Saint Tropez, duke e nxjerrë në tregun e pasurive të paluajtshme për vlerën e plot 26 milionë dollarëve.
Shifër kjo që nuk është shumë…për një fshat! Fatlumi që do e blejë këtë tokë do të ketë brenda veç disa ndërtesave 200 vjeçare edhe 2 pishina, njëra prej të cilave është e rrethuar me rërë, një restorant, një bar, garazh, qilar, një dhome për lojra, palestër, një studio për të pikturuar…me pak fjalë çdo gjë!
Sigal