John Stamos, gjykata e dënon me 3 vjet burg me kusht

618
Aktori John Stamos (Xhon Stejmous) u dënua me tre vjet burg me kusht nga Gjykata e Lartë në Los Anxheles, pasi u arrestua nga policia duke i dhënë makinës kundravajtje në Beverly Hills dhe nën efektin e drogës. Sipas njoftimit të prokurorit të Los Anxhelesit, Stamos nuk ishte i pranishëm në gjykatë, ndërsa avokati i tij nuk e kundërshtoi vendimin. Gjykata e Lartë e urdhëroi 52-vjeçarin që t’i nënshtrohet një programi tremujor për rehabilitimin nga aklooli, të marrë pjesë në 52 takime me alkoolistët anonimë dhe dy orë këshillim për varësinë. Programi i rehabilitimit nga alkooli jepet nga gjykata edhe në rastet e abuzimit me substancat narkotike.

Më 12 qershor, aktori u arrestua nga policia pasi po drejtonte mjetin nën efektin e një substance të dyshimtë, ndërsa dëshmitarët raportuan se sjellja e tij ishte e cuditshme. Policia në atë kohë nuk e saktësoi llojin e substancës që kishte marrë 52-vjecari. Stamos është aktualisht ylli i serialit “Grandfathered” dhe është i njohur për rolin e tij në sitkomin “Full House,” seritë e të cilit janë transmetuar nga viti 1987 deri në 1995.
Sigal