JLo në një lidhje të re, zbulohet i dashuri i ri

497
Kjo po që ishte e papritur! Dy nga njerëzit për të cilët askujt nuk i shkonte në mendje se mund të lidheshin, sapo janë bërë çift!
Sipas Page Six, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë dyshja më e re e Hollywood-it. Një burim pranë këngëtares ka treguar se të dy personazhet që vinë nga bota latine kanë disa kohë që dalin, por e kanë mbajtur të fshehtë këtë gjë.
“Ata janë në një marrëdhënie që prej 4 muajsh, madje këtë javë ishin bashkë në Los Angeles”, ka thënë për Page Six një i afërm i çiftit.
Pas ndarjes nga Drake, ende pa u marrë vesh nga të gjithë, JLo këtë herë i ka hedhur grepat në botën e sportit. Për më tepër që Rodriguez është dhe ish-i dashuri i Madonna-s, ashtu si Drake ishte ish-i dashuri i Rihanna-s. Përfundimisht, nuk e dimë se çfarë nuk shkon me këtë vajzë!
Sigal