Jeton Muçollari: Divorci si shpëtim, pasdivorci dramë

773
Numëri i lartë i ndarjeve bashkëshortore, tregon nga njëra anë emancipimin e gruas shqiptare, por, nga ana tjetër problemet e theksuara të shoqërisë tonë, lindur pas viteve nëntëdhjetë. Jo çdo zënkë, mëri apo mosmarveshje duhet ta çojë njeriun në divorc, meqë këtë e parashikon kodi i familjes. Përkundërazi duhen bërë të gjitha përpjekjet e duhura për të rojtur familjen aktuale. Kur kanë shteruar të gjitha përpjekjet e mundëshme, alternativa e vetme mbetet ndarja. Shkaqet që çojnë dy bashkëshortë drejt divorcit, janë të ndryshme e të shumta. Ajo që shqiptarët, sidomos burrat, nuk durojnë dot, është tradhëtia bashkëshortore. Në raste të veçanta kjo është zgjidhur edhe me vetëgjyqësi rrahje, plagosje deri në vrasje. Ndërsa për gratë do ishte dhuna fizike në plan të parë, pasi për dhunën psikologjike e seksuale kërkesat për ndarje janë më të pakta në numër. Këto quhen shkaqet më të rënda, por, varferia, papunësia, ndenjtja për një kohë të gjatë e njërit bashkëshort larg familjes, përdorimi I alkolit, drogave, lojrat e fatit, grindjeve të vazhdueshme, janë shkaqe të tjera jo më pak të rëndësishme që çojnë bashkëshortët në dyerët e gjykatave për të kërkuar divorcin. Edhe martesat e shpejta, pa njohjen e duhur, me mblesëri kur këto bëhen për qëllime përfitimi çojnë në ndarje të çifteve.
Procesi i divorcimit
Marrja e vendimit të ndarjes është tejt i veshtirë dhe i dhimbshëm, pasi i jep fund një pjesë jete të zgjedhur gabim, por dhe pesimizmi për të nesërmen. Më e vështir është për gruan, pasi i duhet të gjejë një banesë tjetër, mbështetje fininanciare për të jetuar dhe psikologjike. Të marrësh vendimin e divorcimit kur je në shtëpinë e burrit është aventurë e rrezikëshme. Jo vetëm se shtohet presioni i tërheqjes nga vendimi i divorcimit, por nuk do shpëtonte nga dhuna fizike, pse jo dhe nga vdekja. Shumë raste të mediatizuara e dëshmojnë këtë edhe pse kanë patur urdhër mbrojtje nga policia. Më e rëndë bëhet situata kur çifti ka fëmijë dhe ata bëhen dëshmitarë të ngjarjeve dramatike. Zemërimi nuk është ulur aspak në prezencën e fëmijëve, për të mos ngritur dorë karshi nënës së tyre dhe tërbimi i hakmarrjes primitive nuk është zbutur për të mos kaluar deri në krim. Nëse nuk gjen një vend mbështetës, gruaja detyrohet te jetojë ashtu si me parë edhe nese burri, është pijanik, drogazhi apo i dhunshëm. Ne flasim më shumë për dhunën e burrit karshi gruas, se kjo është fenomen shqiptar i trashëguar, por vitet e fundit ka filluar të njihet dhe e kundërta, pavarsisht se në gjykatë nuk dalin si shkaqe. Shoqëria do i përbuzëte deri në abandonim burrat e “pazot”. Në fakt numëri i burrave vuajtës është shumë herë më i madh nga sa njihet, por durojnë “burrërrisht” pazotësinë për të vepruar, ose ndahen duke vënë pretekse të tjera për të kërkuar divorcin. Kur fillon procesi I divorcimit, vihen në formacion luftimi të dy fiset. Nxjerrin nga fjalori shqiptar fjalët e përdorimit të rrallë, për të gjuajtur nga afër dhe në distancë njëri – tjetërin. Kjo nuk është tipike vetëm për personat me arsim të ulët, por dhe ata me arsim të mesëm, madje e të lartë. Procesi gjyqësor shoqërohet me ankth dhe frikë, se mos pala kundërshtare korrupton gjykatesin për të dhënë vendimin në favor të tjetërit. Me opiniomin që ka sot drejtesia, kjo nuk është e pamundur. Një grua me fëmijë do e vuante shumë nga frika se mos gjykata vendos që edhe fëmijen nga gjiri mund t’ja heqë, për t’ia dhënë ish bashkëshortit. Jo se nëna ka qënë e papërgjegjëshme për mirërritjen e fëmijes, por se gjykatesi ka vendosur ashtu nën erën e ëmbël të parave nën dorë. Një çështje tjetër e rëndësishme është dhe ndarja e pasurisë. Zakonisht pasuria është e përqëndruar tek burri dhe ai bën çmos që ish bashkëshortja të fitojë sa më pak të jetë e mundur, mundësisht aspak. Fshehin pasurinë ose e regjistrojnë në emra të tjerë, zakonisht kushërinj, ku gjykata e ka të vështirë të vendosi drejt. 
Pas divorci
Për një moment ndihesh mirë se gjykata ka vendosur drejt dhe ke shpëtuar nga ankthi I disa muajve të këtij procesi të gjatë e të lodhshëm si dhe nga kalvari i vuajtjeve të martesës së dështuar, por kjo vazhdon vetem pak kohë. Në të shumtën e rasteve janë prindërit ata që i strehojnë e ndajnë cdo gjë me vajzën fatkeqe, por nuk ndodh e njejta gjë me të afërmit e tjerë, në familje. Nëse ata tregohen zemërgjerë në fillim, më pas vijnë zënkat, kontraditat, mosmarrëveshjet dhe nxitojnë ta heqin qafe sa më parë duke I gjetur burrë tjetër. Refuzimi I një pas njëshëm, shton dhe me tej kontraditat. Më e vështirë behet situata kur gruaja ka fëmijë për mirërritje. Në fshat duhet të punosh tokën që të ardhurat nuk I mjaftojnë as familjes bazë. Punësimi diku tjetër shihet si jo i këndshëshm për pjestarët e familjes me gjithë varfërinë. Më e pamundur bëhet mendimi të jetosh e pavarur duke iu qepur ndonjë qyteti, pasi humbet dorën mbështetëse të familjes. Në realitet ëshë e pamundur për shkak të qeras së lartë të shtëpive dhe rrogave të ulta në rast punësimi. Dështimi do ishte më keq se vuajtja në familjen e divorcuar. Ndihma ekonomike që jepet në këto raste është e papërfillëshme, përveç se shumë burrokratike për ta përfituar. E njëjta gjë ndodh edhe me ato gra të divorcuara që jetojnë në qytet pasi puna nuk është e lehtë për t’u gjetur. Kur digjesh nga qumështi i fryn dhe kosit. Vendimi për rimartesë në këto kushte është drithëruese. Pas cdo dështimi dhe rritje të viteve, largohen shanset për të krijuar një familje të re. Problemi tjetër që hasin familjet e divorcuara është pensioni ushqimor për fëmijët. Së pari mundohen të ulin masen e saj që në gjykatë, duke fshehur të ardhurat, të tjerë as që kujtohen se kanë për të dhënë këtë shumë lekësh për fëmijën e tyre. Edhe nëse ankohesh në gjykatë, zyrat e përmbarimit shfajsohen, pasi ata ndryshojnë titujt e pasurisë, punojnë në punë të paligjëshme, shumë herë sezionalë apo në emigracion. Ndonjë që e ndien si detyrim, për shkak të papunësisë e krijimit të familjes së re e shohin si dorë të dytë pagesën e kësaj shume. Kjo detyron prindin që të mos leri fëmijën në takimet e caktuara nga gjykata. Një vendim i dhimbshëm ky, pasi për të dytën herë fëmija e përjeton keq situatën e krijuar. Në rastet e krijimit të familjes tjetër, pëshpërimat e bllokimit të fëmijës shtohen edhe nga njerku, apo njerka në rastin kur e rrit babai dhe është martuar përsëri. Kjo është përgjithësisht atmosfera e zymtë shqiptare, për shkak të mentalitetit, paaftësisë së shtetit e strukturave të tij për të parandaluar e vepruar në kohë, shfajsimit të pushtetit lokal për mungesë fondesh e mjetesh, papunësisë së theksuar disa fish asaj të padeklaruar, varfërisë së trashëguar etj. Gjithësesi jo gjithmonë është kështu. Gratë në qytetet e mëdha kanë më shumë liri veprimi, zgjedhje e punësimi, por ndryshe është gjengja në qytetet e vogla, fshatra dhe sidomos në zonat rurale.
Sigal