Jetmir Brabullushi: Festivalet e RTSH kanë vlera të mëdha kombëtare

812
Sigal

INTERVISTA/ Flet dirigjenti i Festivalit të 52, në RTSH, Jetmir Brabullushi: Juria më e saktë e këngës është populli

Festivali i 52 i Muzikës së Lehtë të RTSH, që starton 26 deri më 28 dhjetor është në ditët e tij të  përgatitjeve të fundit. Në skenën gjigande të Pallatit të Kongreseve, shikon instrumentistë, këngëtarë, dirigjent, të impenjuar deri vonë, për të realizuar me sukses këtë festival disi të veçantë. Për gazetën tonë, personazhi i radhës është dirigjenti i mirënjohur, por edhe kompozitori, Jetmir Barbullushi. Sipas tij ky Festival është i veçantë pasi do ketë këngët e reja që do të përballen me këngët e traditës, ku do dalin në pah cilësitë  respektove, ku vlerësimin më të mirë do ta bëj populli. Ky është Festivali i 25, ku Barbullushi merë pjesë si dirigjent.

 Çfarë të veçante dhe risi përbën Festivali i 52 në RTSH?

E veçanta e këtij festivali është përzgjedhja e këngëve  konkurruese që janë vetëm 16, por edhe këngëve të traditës nëpër festivalet e vjetra në RTSH, pra këngët më të bukura të muzikës së lehtë që janë kënduar në festivalet e mëparshme në RTSH dhe që kanë lënë gjurmë tek publiku. Këto këngë janë nga më të dëgjuarat dhe që kanë lënë një jehonë të madhe në muzikën e lehtë shqiptare. Sigurisht, kjo është një gjetje, apo barometër që ballafaqon, ecurinë e këngës shqiptare në vite. Kur dëgjon këngën e re në këtë festival, krahas tyre do dëgjosh dhe një këngë të traditës, ku do shikohet  dhe raporti mes këtyre këngëve, si nga ana interpretimit, por edhe nga ana e kompozimit. Kjo është pjesa më delikate e këtij festivali. Ata që do të këndojnë këngët e traditës nuk do të jenë pjesë e konkurrimit në festival. Këto këngë të traditës janë të kënduara nga këngëtarë VIP-a, këngëtarë të traditës që kanë lënë gjurmë në muzikën e lehtë shqiptare. Pra, kjo është pika më delikate përsa i përket këtij festivali. Dhe këto këngë të traditës do të vijnë nga këngëtarë të mirënjohur, por me një orkestrim disi ndryshe, paksa të përpunuar.  Orkestracione të reja të këtyre këngëve të vjetra.

Pra, ku qëndron vështirësia në këto këngë të traditës?

Po vështirësia qëndron se janë këngë që kanë lënë gjurmë, këngë delikate, pasi n.q.s ato nuk ngiten në atë shkallë interpretimi që ato kanë lënë gjurmët në kohë do të lënë shije të hidhur. Pra ky është një risk, i drejtueseve, por që ka efektet e saj të dyanshme pozitive. Kjo ka të bëjë me ecurinë e këngës shqiptare. Ne kemi shumë nevojë të mblidhemi, këngëtarë, instrumentistë, kompozitorë, për të lënë një busull të orientimit të muzikës së lehtë shqiptare, për të parë se si do të eci kjo muzikë. Siç dihet duhet një qartësi përsa i përket këngës shqiptare, duhet të dihet pikënisja dhe rruga që do ndiqet, pikësynimet deri në lartësimin e ecurisë së saj.

 Pra është një angazhim i madh në këtë festival?

 Po. Mendoj që ky festival do të ketë interes dhe risi, për vetë numrin e madh të këngëtarëve, por dhe nga  pjesëmarrja e orkestrës dhe e një formacioni të dytë orkestrues. Dhe mënyra e konceptimit një këngë e re me një këngë të traditës, nuk është zhvilluar më parë.

 Ju kur keni filluar për herë të parë si dirigjent në Orkestrën Simfonike të RTSH?

Për herë të parë kam hyrë në këtë orkestër në vitin 1988 jo si  dirigjent, por si kompozitor. Pra kam marrë pjesë në festivalin e këtij viti. Unë skam mbaruar për kompozitor, por gjithmonë kam krijuar këngë të muzikës së lehtë dhe këngë për fëmijë. Në këtë festival unë u paraqita me këngën “S’ma njohe zemrën” të kënduar nga këngëtari i mirënjohur Bashkim Alibali me tekst të Betim Muços. Ndërsa punë në RTSH në Orkestrën Simfonike të tij kam filluar si dirigjent në vitin 1991.

 Pra duke filluar që nga viti 1988, ju keni qenë si dirigjent i festivaleve në RTSH? Sa festivale janë në arkivin tuaj si dirigjent?

E saktë është 24, por një mbase më shumë. Nuk jam shumë i saktë në numra. Megjithatë, të gjitha vitet kanë kujtimet dhe veçantitë e tyre.

 Kush ka qenë festivalet  më të vështira si dirigjent?

Pyetja është shumë interesante, pasi ne kemi pas një kohë që u shmangëm nga orkestra live, e drejtpërdrejtë. Rikthimi u bë parvjet, pra para tre festivaleve. U zhvilluan disa Festivale me superpozim. Gjëja më e mirë, gjëja më pozitive që ka bërë edhe ky festival që e veçon nga të tjetrit është ky rikthim, pasi dukë kënduar live, orkestruar live, marrin ngjyrat e vërteta dhe vlerësimet që bëhen për orkestrën, për këngëtarin, për të gjitha elementët që ndërtojnë një Festival. Kjo është magjia më e madhe. Kjo kthesë, rikthimi  në vetvete është një vlerë. Festivali përbëhet nga shumë komponentë. Nuk është vetëm dirigjenti, por janë dhe inxhinierët teknikë, janë një mori specialistësh pas skene, përveç atyre që duken në skenë. Të gjitha kanë rolin dhe rëndësinë e tyre. Të  arrish një cilësi të mirë duhet që të gjithë grupet të punojnë në harmoni, qoftë me dëgjimin, qoftë me grimin, qoftë me figurën, kamerën, dirigjimin, pra një punë ën grup, që nuk duhet të ketë asnjë stonim. Një defekt tek dikush prish zinxhirin e punës në grup. Por kryesorja janë këngëtarët pasi ata janë më të shkueshëm, më të prekshëm, më të dallueshëm, më  me përgjegjësi. Kërkon përgatitje.

 Mund të themi se Festivali i RTSH-së, do të ngelet i pazëvendësueshëm?

Kjo pyetje është delikate. Jeta ecën evoluon, ka arritje, ka dështime, por kryesorja është se ky Festival ka një emër, ka një traditë. Për vetë traditën ky është i pazëvendësueshëm. Ne nuk mund të themi  se është  i pazëvendësueshëm për vetë traditën, vjetërsinë, vlerat që ka përcjellë për 52 vite, në ruajtjen e muzikës së pastër, autoktone shqiptare.. Në këtë aspekt është tepër i veçantë. Nuk ka asnjë gjë të pazëvendësueshme, por tradita, historia kanë vlerat e veta. Është sikur sot të dale një ekip i madh dhe të fitojë Kupën e Europës, por kur behën bilancet ai nuk mund të krahasohet me ekipet e tjerë të mëdhenj, që kanë shumë trofe, që kanë një histori të madhe, që kanë një traditë të madhe. Pra ka vlera të mëdha kombëtare. Ne në këto festivale këndojmë shqip, frymojmë shqip. Luajmë muzikë shqiptare.

 Në propagandimin e kësaj vlere historike, apo të traditës, ku duhet të amshohet në festivalet?

Një rol të madh për to kanë mediat. Ato duhet t’i propagandojmë më shumë, duhet t’i bëjnë prezent me ato që kanë. Pa propagandimin e këtyre vlerave ku këndohet shqip. Luhet muzikë e mirëfilltë shqiptare, ruhet tradita, zbehet rëndësia e një eventi të tillë.

Edhe kritika, edhe gazetaria ka rolin e saj, përgjegjësinë e saj morale për ruajtjen e pastërtisë së muzikës shqiptare. Ndaj dhe ballafaqimi i këngëve të traditës me këngët e këtij festivali është një gjurmë në histori.

 Ku keni qenë në festivalin

 Kam qenë student, në liceun artistik “Jordan Misja”, ku studioja për piano. Isha djalë i ri dhe mbaja mend këngëtarët e rinj si: Ema Qazimi, Liljana Kondakçi, Lindita Sota, Francesk Radi që kishin kaluar këto shkolla. Ky festival ishte një përpjekje për të dalë nga skenat e kohës, për të dalë, nga kornizat e ngushta ideologjike të sistemit. Ishte një festival me një erë të re perëndimore. Por për çudi, ai u kap që në fillesat dhe u ndëshkua. Ai festival solli një rritje të cilësisë artistike. Ai festival kërkonte më hapësirë.

 Kush është detyrë e kompozitorëve sot?

Është detyrë të ruajnë traditën, të mos kemi huazime,  të mos rendim tek e huaja, por tek jona. Festivali i RTSH-së në këtë drejtim veçohet, pasi e ruan këtë pastërti të këngës. Ndaj duhet të zgjerojmë diskutimet mes nesh, për këngën, për muzikën, që kështu të ruajmë atë fizionominë që kemi krijuar. Fizionomia është gjë e madhe. Është vlerë historike. Ne duhet të orient Jo çdo gjë e bukur është krijim, pasi mund të jetë dhe huazim.

Kush ka rëndësi në një festival?

Në radhë të parë ka rëndësi vlerësimi. N.q.s do ketë një vlerësim dinjitoz, ahere, në të ardhmen do të hapen rrugët për shumë krijime, arritje rezultate. Për mua vlerësimin më të mirë e bën populli. Ai është vlerësuesi më i paanshëm. Ai është Juria më e madhe.  Unë kolegëve të mi u them, se ju jeni juria e vogël, më e vogla. E para juri e madhe është populli, e dyta Juri pak më e vogël është orkestra sepse janë nj grup muzikantësh prej 60 vetash që dinë ta vlerësojnë këngën dhe juria e tretë është ajo ë përcaktuar de Jure, pro që për mua është e fundit. (Qesh).