Jessie J foto nga spitali, i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

496
Jessie J i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale Jessie J ka postuar një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram” nga spitali, përmes së cilit ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Këngëtarja 26-vjeçare në mesazhin e postuar është shprehur se arsyen e këtij operacioni dëshiron që ta mbajë sekret dhe iu ka kërkuar mediave të mos kërkojnë dhe të shpikin gjëra që nuk duhen.
Jessie më parë ka vuajtur nga disa probleme në zemër, por duket se hidhet poshtë mundësia e një ndërhyrje në këtë organ, pasi ajo në mesazhin e saj ka konfirmuar se zëri dhe zemra janë shumë mirë dhe s’kanë lidhje me operacionin.
Sigal