Jessica Serfaty, e dashura e re e Niall Horan

118
Anëtari i One Direction, Niall Horan, është parë në shoqërinë e bukuroshes amerikane, Jessica Serfaty, duke shtuar zërat për një romancë mes të dyve.
22-vjeçari po flirtonte me aktoren 24-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të arteve marciale në Las Vegas. Duke e njohur aktoren e filmit “Blood Brothers”, nuk e kemi të vështirë të kuptojmë se Niall Horan kërkon të jetë në krahët e Serfatyt. Ndërkohë, vetëm disa ditë më parë, ylli i One Direction ka rrezikuar të kapet nga policia në Las Vegas pasi është fotografuar teksa urinon në një parkim makinash gjarë orëve të vona të natës.