Jennifer Lopez tregon publikisht të vërtetën për lidhjen me Drake

572
Do të ishte bukur, por nuk është e vërtetë!
Jennifer Lopez e ka pranuar publikisht që nuk është në një lidhje me Drake. Ajo ishte e ftuar për herë të parë në emisionin “The Daily Show” të drejtuar nga Trevor Noah, i cili e ka bërë më interesante bisedën. Pas disa batutave gazmore rreth asaj se si Jennifer nuk e di se sa kushton për të hipur në metro, Trevor bëri pyetjen që të gjithë e prisnin. “Më trego të vërtetën, je lidhur me Drake sepse nuk më njihje mua?”, e pyeti komediani Jenniferin e cila u skuq dhe qeshi në të njejtën kohë. “Më lejo ta sqaroj. Nuk jam me Drake”, tha ajo, ndërkohë që Trevor lëshoi një “Hallelujah”, pasi JLo është single. “Ndoshta kjo është e gjitha ajo çfarë dua të them”, tha këngëtarja 47 vjeçare, duke lënë të kuptojë se tregoi shumë informacion.
Sigal