Jennifer Lopez refuzon 1 milion dollarë, për të festuar ndërrimin e viteve me familjen

500
Sigal

Jennifer Lopez ka vendosur të refuzojë çdo ofertë
dhe vitin e ri ta festojë më fami;jen e saj, edhe nëse bëhet fjalë për shuma
marramendëse.

Raportohet se ylli i muzikës pop ka refuzuar një
pagë prej 1 milion dollarësh në klubin ‘E11ven’, në Miami,  duke i thënë
menaxherit të saj të anulojë mbrëmjen.

Lopez ka qenë shumë e ngarkuar këtë vit, me xhirime
të serialit dhe performancat në Las Vegas dhe ka vendosur që të kalojë më shumë
kohë në shtëpinë e saj të re, bashkë me familjen e saj dhe shoqërinë.