Jennifer Aniston i jep fund beqarisë, martesë sekrete me Justin Theroux

597
Jennifer Aniston dhe Justin Theroux janë martuar në një ceremoni intime, larg vëmendjes së mediave, bën me dije revista ‘People’. Dasma e vogël e organizuar në Bel Air kishte vetëm 70 të ftuar, përfshirë miken e Aniston në filmin Friends Lisa Kudrow, Chelsea Handler dhe Howard Stern. Aniston, 45 vjeçe dhe Theroux, 43 vjeç, të cilët kanë qenë miq shumë kohë përpara se të nisnin një lidhje, kanë qëndruar për tre vjet të fejuar. Jeta sentimentale e Aniston u vu në qendër të paparacëve që pas ndarjes nga Brad Pitt, në vitin 2005.
Sigal